Arsyet e shfaqjes së dhimbjes tek gjinjtë

Dhimbja e gjirit mund të shfaqet para ose pas menopauzës, por më e zakonshme është tek femrat e reja në periudhën e perimenopauzës, derisa aktiviteti intenziv hormonal është akoma i pranishëm.

Dhimbja e gjinjëve tek femrat mund të shfaqet në çdo kohë të jetës dhe njihet si mastalgji. Të paktën 70% e grave përjetojnë dhimbje të gjirit në një periudhë të jetës së tyre, vetëm rreth 15% e tyre trajtohen me barna. Ashpërsia dhe vendndodhja e dhimbjes ndryshon. Dhimbja mund të shfaqet në njërin ose të dy gjinjtë ose në sqetulla. Intensiteti i dhimbjes varijon nga i dobët në intenziv dhe zakonisht përshkruhet si ndjeshmëri në rritje, dhimbje e mprehtë, dhimbje në formën e djegies, pra tendosje tek gjinjtë.

Ndryshimet hormonale për shkak të ciklit mujor menstrual, shtatzanisë, laktacionit dhe menopauzës kanë rol të rëndësishëm në shfaqjen, si dhe në karakterin e dhimbjes së gjirit.

Dhimbja e gjirit mund të shfaqet para ose pas menopauzës, por më e zakonshme është tek femrat e reja në periudhën e perimenopauzës, derisa aktiviteti intenziv hormonal është akoma i pranishëm.

Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së gjinjëve

Cistet – pa marrë parasysh madhësinë ose formën e gjinjve, disa kanë një rrezik më të lartë ndaj zhvillimit të një sërë gjendjesh të dhimbshme. Herë pas here tek gjinjtë mund të zhvillohen ndryshime në nivelin e kanaleve ose vetë gjëndrave të cilat rezultojnë me formimin e cisteve. Cistat janë zgavra të mbushura me lëng të cilat mund të jenë të buta ose të forta, me ose pa dhimbje. Madhësia e cistit ndryshon gjatë ciklit mujor, gjë që tregon natyrën e tyre hormonale. Por, ato shpesh zhduken kur ndodh menopauza.

Barnat – mund të jenë shkak i dhimbjes së gjinjëve. Barnat që mund të çojnë në këtë gjendje përfshijnë: shërimi i sterilitetit, përdorimi i kontraceptivëve oral, përdorimi i estrogjenit dhe progesteronit në postmenopauzë, antidepresantët, metildopa, spironolaktoni, disa diuretikë, anadrol, klorpromazinë, inhibitorët slektiv të seretoninës. Personat me dhimbje gjiri duhet të konsultohen me mjekun për të përjashtuar mundësinë se barnat janë shkaku i mundshëm i kësaj gjendjeje.

Kirugjia – Ndërhyrja kirurgjikale e mëparshme tek gjinjtë dhe formimi i ndonjë shenje mund të jetë gjithashtu shkak për këtë dhimbje.

Costochondritis – lloj i artritit, i cili shfaqet në një vend ku brinjët dhe kocka e gjoksit bashkohen. Megjithëse kjo gjendje nuk është e lidhur me vetë gjinjtë, dhimbja me djegie në këtë pjesë mund të identifikohet me dhimbje në gji. Kjo gjendje shfaqet tek të moshuarit dhe personat me çrregullim të pozicionit të trupit.

Sëmundja fibrocistike – tek gratë që janë në perimenopauzë, si dhe tek gratë që janë në postmenopauzë të cilat janë në terapi zëvendësuese, mund të zhvillohet ndryshim i gjirit në kuptimin e ngurtësisë, ndjeshmërisë dhe ënjtjes që ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në to. Këto ndryshime shpesh shoqërohen nga formimi i ndryshimeve cistike në gji dhe nga ndryshimi i indit lidhës të gjirit, ndërsa kjo gjendje quhet sëmundja fibrocistike e gjirit.

Mastitis – paraqet inflamacion të indit të gjirit e cila zakonisht shfaqet gjatë periudhës së laktacionit kur kanalet e qumështit janë të fryra. Kjo gjendje mund të ndodhë edhe jashtë periudhës së gjidhënies. Simptomat përfshijnë ethe, ndjesi të dhimbshme me temperaturë të rritur lokale, ënjtje dhe skuqje.

Sytjena jo të përshtatshme – mund të ndodhë edhe për shkak të mbajtjes së sytjenave tepër të ngushta ose të lira, të cilat i mbajnë gjinjtë në mënyrë joadekuate, gjë që mund të çojë në dhimbje.

Karcinom – shpesh kanceri i gjirit nuk shkakton dhimbje në to. Megjithatë, karcinomi inflamator dhe disa tumore mund të çojnë në shfaqjen e ndjenjës së sikletit tek gjinjtë, tensionit, madje edhe të shfaqjes së dhimbjes. Nëse ka ngurtësi në gji, dhimbje që nuk kalon, sekrecion nga thithat, simptoma të infeksionit që zgjasin për një kohë të gjatë, është e nevojshme të vizitoni mjekun.

Dhimbja e gjinjëve klasifikohet në dy kategori kryesore: ciklike dhe jo-ciklike.

Dhimbja ciklike – përshkruhet si dhimbje e cila është në korelacion me ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual mujor. Kjo dhimbje shfaqet ose përkeqësohet gjatë dy javëve, përpara ciklit. Kjo lloj dhimbjeje është përgjegjëse për 75% të shqetësimeve që kanë të bëjnë me gjoksin. Dhimbja ciklike zakonisht shfaqet nga mosha 20 deri në 40 vjeçare. Lokalizohet në kuadrantët e sipërm të të dy gjinjëve, por herë pas here edhe në sqetulla.

Dhimbja jo-ciklike – ndryshon nga ajo ciklike dhe nuk ka të bëj fare me ciklin. Ka tendencë të shfaqet tek gratë në postmenopauzë midis moshës 40 dhe 50 vjeçare. Kjo lloj dhimbje shpesh përshkruhet si një ndjenjë e vazhdueshme ose e rastësishme e tendosjes, djegjes dhe inflamacionit. Shfaqet në një kuadrant të gjirit, ndërsa mund të shkaktohet edhe nga lëndimi.