Artikujt e stinës së vjeshtës janë zgjedhje e shkëlqyeshme për dietë

Vjeshta është koha e duhur për të forcuar imunitetin, por edhe për të zvogëluar peshën trupore.

Këto janë disa nga artikujt ushqimor që janë të shkëlqyeshme për shëndetin, ndërsa do të ju ndihmojë që të hiqni qafe edhe kilogramët e tepërt.

Molla: Thuhet se një mollë në ditë i mban larg yndyrnat nga trupi juaj. Molla përmban pektin, xhelatinë bimore që është e pasur me fibra.

Kivi: Ka vetëm 46 kalori, por përmban një kombinim të shkëlqyeshëm të fibrave dhe ujit për të siguruar ndjenjën e ngopjes. Ky frut është gjithashtu edhe burim i rëndësishëm i kaliumit që rregullon presionin e gjakut dhe është i pasur me acid folik.

Mandarina: Ata janë dekompozues të shkëlqyeshëm të yndyrës, ndërsa kanë shumë pak kalori. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C.

Hurmat: Hurmat janë ushqim i shëndetshëm dhe me shumë pak kalori dhe zëvendësim ideal i ëmbëlsirave. Ato përmbajnë pak yndyrna dhe proteina dhe sasi të lartë të hekurit dhe fibrave dietike të cilat janë burim i mirë i antioksidantëve.

Ftonj: Përmbajnë Vitaminë C, fibra dietike dhe pektin, si dhe janë burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve.

Kungulli: Përmban sasi të mëdha të fibrave, kaliumit dhe vitaminës A. Farat e kungullit, nga ana tjetër, janë një vakt i shkëlqyeshëm pasiqë ato përmbajnë pak yndyrë.

Gështenjat: Janë plot fibra dhe me pak yndyrë, në krahasim me frutat tjerë të thatë. Ato kanë nivel të lartë niseshtes dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit, janë të shkëlqyera në luftën kundër kancerit dhe ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut.