Ass. dr. Besimi: Terapia PRP – metodë revolucionare për shërim të shpejtë dhe regjenerim pas lëndimeve

Terapia PRP mundet të përdororet edhe në mjekësin estetike, si në trajtimin e fytyrës dhe pjesë të tjera të trupit, ku ne duam të nxisim regjenrimin.

Terapia me PRP është metodë revolucionare e cila përdororet në mënyrë krejtësisht të natyrshme për shërim të shpejtë dhe regjenerimin pas lëndimit të indeve dhe inflamacionit në nyje, muskuj, tendina si dhe ligamente. Mundet të përdororet shpesh në regjenerimin e meniskut dhe kërcit në nyje, në mënyrë që të shmangen procedurat kirurgjikale.

Shkruan: Ilber Besimi, subspecialist traumatolog

Artrosat, lëndime të tendoniave, ligamenteve dhe muskujve, si dhe sindroma e dhimbjes kronike janë shpesh problem serioz për pacientët dhe mjekët në ortopedi, traumatologji, fizioterapi dhe mjekësisë sportive. Rezultati i këtyre gjendjeve është zvogëlimi i kapacitetit të punës për një kohë të gjatë ose mungesa e gjatë në fushën sportive.

Përveç se regjeneron indet, kjo metodë ka efekt pozitiv mbi gjendjen e përgjithshme të trupit dhe e bën më të lehtë dhe të mundshme lëvizjen pa dhimbje. Terapia me PRP aplikim të veçantë dhe rezultate të shkëlqyera ka në arthrosis, coxarthrosis, ndryshimet degjenerative në nyje, supe, bërryla, kërlokun, gjunjë, nyje të këmbës, etj, për të përmirësuar drejtpërdrejt shërimin dhe rigjenerimin e indeve, të tilla si menisket, kërci i kyçeve dhe parandalimi i përkeqësimit të saj. Terapia PRP gjithashtu përshpejton shërimin pas operacionit në tendina dhe ligamente, muskujt dhe nyje.

Terapi PRP mundet të përdororet edhe në mjekësinë estetike si në trajtim e fytyrës dhe pjesëve të tjera të trupit, ku ne duam të nxisim regjenrim.

Çfarë është terapia PRP?

PRP (Platelets Rich Plasma / PRP) është pjesë e plazmës së gjakut e pasur me trombocitet, të cilat përmbajnë faktorët e rritjes dhe substancave të tjera që marrin pjesë në mënyrë aktive në shërimin dhe regjenerimin e indeve të dëmtuara dhe të sëmura, apo në trajtimin estetik.

Duke përdorur gjakun e pacientit, me metoda të veçanta për të bërë pasurimin e plazmës me trombocitet, që më pas injektohet në zonën e dëshiruar që ne duam të trajtojmë.

Pas injekimit të PRP bëhet lirimi i substancave nga trombocitet (faktorët e rritjes) që e nxisin shërimin dhe regjenerimin. Përqendrimi trombociteve rrit sasinë e substancave që nxisin procesin e shërimit. Trupi i njeriut ka një fuqi të mahnitshme dhe të shërueshme duke përdorur trombocitet në masë të madhe me qëllim që të ndihmojë dhe përshpejtojë procesin e shërimit.


Ku është e aplikueshme terapia me PRP?

Terapi PRP është aplikuar në situata në të cilat duam të inkurajojmë shërim më të shpejtë dhe trajtimin e indeve. Në rast të dëmtimit të sistemit muskulo-skeletor (lëndimet e muskujve, ligamenteve, tendonave …), ndryshimet degjenerative në nyje (kërllok, gjunjë, shpatull …), në trajtimin e plagëve kronike, mjekësisë estetike etj.


Si aplikohet terapia me PRP?

Pacientit i merret sasi e caktuar e gjakut nga vena, i cili më pas përpunohet me një metodë të veçantë ku fitohet numri i nevojshëm trombociteve. Produkti i fituar infiltrohet me injeksion te pacienti në pjesët ku u përcaktuan fillimisht. Procedura zgjat 15-30 minuta.

I përket ndërhyrjeve shumë të sigurta. Shqetësim i vetëm që pacienti mund të ketë është dhënja e çfarëdo lloji të injektimit (dhimbje, gjakderdhje, skuqje në vendin e injektimit).

Zbatimi i PRP ka këto përparësi:

  • Të shpejtë dhe të lehtë për t’u përdorur – Mjaftojnë vetë disa hapa për të nxjerrë 4-5 ml PRP.
  • I sigurtë – përdoret gjaku i pacientit dhe kështu shmanget rreziku i infektimit me HIV dhe sëmundjeve të tjera infektuese.
  • Sasi e vogël e gjakut – kërkohet një sasi e vogël e gjakut.

Si mjekohet dhimbja pas trajtimit me PRP?

Përdorni vetëm qetësuses kundër dhimbjeve. Trajtimi lokal varet nga zona dhe llojit të trajtimit (lëndimet sportive, sëmundjet, procedurat estetike, etj).

Mos përdorni barna jo-steroide anti-inflamatore (brufen, ibuprofen, naproksen, ketone).


Kur nuk zbatohet terapia me PRP?

Ka kontraindikacione absolute dhe relative të trajtimit me PRP. Në kontraindikacione absolute kur trajtimi mund të zbatohen përfshinë:

  • Sëmundjet malinje
  • Çrregullimet sistematike të gjakut
  • Gjendje akute infektive

Në kontraindikacione relative kur me përgatitjen e duhur të pacientit mund të kryhet trajtimi, i cili përfshinë:

  • Sëmundjet autoimune të kockave dhe sistemit të nyjeve
  • Sëmundje kronike të mëlçisë dhe të veshkave
  • Intervenime kirurgjike në 30 ditët e fundit
  • Pacientët me kuagulopati
  • Administrimi i kortikosteroideve 4-6 javë para ndërhyrjes
  • Përdorimi i barnave jo-steroid anti-inflamatore në 7 ditët e fundit