Ass. Dr. Ilber Besimi subspecialist traumatolog: Trypsin dhe Chymotrypsin si terapi jo-adjuvante gjatë lëndimeve

Lëndimet e muskujve skeletore përbëjnë një pjesë të madhe të të gjitha traumave, me një incidencë prej 10% deri në 55% të të gjitha lëndimeve të pësuara. Ata duhet të trajtohen me kujdes maksimal, sepse trajtimi i pasuksesshëm mund të vonojë trajtimin për javë apo edhe muaj të tërë dhe të shkaktojë recidivë. Përdorimi i trypsin-chymotrypsin e përshpejton në masë të madhe fazën e trajtimit, por gjithashtu e redukton periudhën e rehabilitimit.

Shkruan: Ass. Dr. Ilber Besimi, subspecialist traumatolog


Chymoral, Himoral përmban një përzierje prej dy enzimeve proteolitike: trypsin dhe chymotrypsin.

Indikacionet për përdorimin gjatë trajtimit të gjendjeve të mëposhtme, si një preparat enzimë që vepron në nivel qelizor:

Ënjtje (edema), ky preparat është shumë efektiv në trajtimin e ënjtjeve dhe mund të reduktojë me shpejtësi edemën, në raste të caktuara tanimë edhe në ditën e dytë.

Mund ta përdorim në mënyrë shumë efikase, si pacienti ashtu edhe mjeku në këto raste:

Trajtimi i hematomave – e përshpejton absorbimin e tyre dhe i eliminon shpejtë.

Pas ndërhyrjeve kirurgjikale nëse ajo është elektive ose urgjente për të përshpejtuar fazën shëruese.

  • Chymoral përdoret për të trajtuar indet nekrotike
  • Përdoret për të trajtuar sëmundjet inflamatore të pelvikut
  • Ky preparat përdoret për të trajtuar llojet e ndryshme të lëndimeve të muskujve dhe të nyjeve, të shoqëruar me ënjtje
  • Gjithashtu përdoret për të rritur depërtimin e antibiotikëve dhe barnave të tjera pa asnjë kundërindikacion ose ndërveprim për konsum të përbashkët.
  • Në përvojat klinike shumë efektiv është treguar edhe përdorimi i trypsin-chymotrypsin në gjendjet e mëposhtme, me rezultate jashtëzakonisht të mira.

Lëndime të muskujve

Lëndimet e muskujve skeletore përbëjnë një pjesë të madhe të të gjitha traumave, me një incidencë prej 10% deri në 55% të të gjitha lëndimeve të pësuara. Ata duhet të trajtohen me kujdes maksimal, sepse trajtimi i pasuksesshëm mund të vonojë trajtimin për javë apo edhe muaj të tërë dhe të shkaktojë recidivë. Përdorimi i trypsin-chymotrypsin e përshpejton në masë të madhe fazën e trajtimit, por gjithashtu e redukton periudhën e rehabilitimit.

Lëndime të gjurit 

Gjuri është kyç i këmbës, një nga më të mëdhatë të trupit tonë. Ai përbëhet nga dy eshtra: kockat e nën gjurit dhe e mbi gjurit, të cilat janë të lidhura me katër ligamente të forta. Ligamentet i stabilizojnë dhe i kontrollojnë lëvizjet e gjunjëve. Midis eshtrave ka një bazë ovale për kërcin (si xhelatinë), e quajtur ndryshe edhe meniskus. Të gjitha këto struktura janë subjekt i lëndimeve.

Në çfarëdo faze të shërimit dhe trajtimit përdorimi i trypsin-chymotrypsin, në masë të madhe e përshpejton fazën e trajtimit dhe e redukton periudhën e rehabilitimit, por gjithashtu i ul pasojat e një karakteri të qëndrueshëm.

Dëmtimet e gjunjëve janë lëndimet më të zakonshme në të gjitha grupmoshat, ndërsa është veçanërisht i cenueshëm nga lëndimet gjatë sportit dhe stervitjes. Shumica e lëndimeve të gjurit mund të trajtohen në mënyrë tradicionale: pushim, akull, imobilizim, terapi e përshtatshme në konsultim me specialistin dhe terapi fizike. Megjithatë, disa lëndime të gjurit kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Por në çfarëdo fazë të shërimit dhe trajtimit, përdorimi i trypsin-chymotrypsin, në masë të madhe e përshpejton fazën e trajtimit dhe e redukton periudhën e rehabilitimit, por gjithashtu i ul pasojat e një karakteri të qëndrueshëm.

PRP terapia (Platelets Rich Plasma / PRP) është një metodë revolucionare, e cila përdoret në një mënyrë krejtësisht natyrale për shërim të shpejtë dhe rigjenerim pas lëndimeve të indeve dhe proceseve inflamatore në nyje, muskuj, tendina, ligamente. Shpesh përdoret në rigjenerimin e meniskusit dhe kërcit në nyje, me qëllim që të shmanget procedura kirurgjikale.

Artroza, lëndimet e tendinave, ligamenteve dhe muskujve, si dhe sindromat kronike të dhimbjes janë shpesh një problem serioz për pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në ortopedi dhe traumatologji, fizioterapi dhe mjekësi sportive. Rezultati i këtyre gjendjeve është rënia e aftësisë së punës për një kohë të gjatë ose mungesa në fushën sportive. Të gjitha këto vështirësi me përdorimin e duhur dhe të saktë të trypsin-chymotrypsin i ul ndjeshëm ndërlikimet, ndërsa tek PRP trajtimi e rrit ndikimin e saj.