Çaji nga kumaku e pastron organizmin

Çaji nga lulet e kumakut ka efekt antifungal dhe antibakterial.

Çaji nga lulet e kumakut ka efekt antifungal dhe antibakterial. Ndihmon në pastrimin e organizmit, por gjithashtu e përdorim edhe për të lehtësuar inflamacionin dhe gastritin. Çaji i kumakut shpesh përzihet me çajin e zi, por nëse doni të përfitoni nga të gjitha vetitë kuruese të kumakut, ky çaj duhet të përdoret i pastër.

Përgatitja e çajit të kumakut

Lulet e kumakut grumbullohen, pastrohen dhe lihen në një vend me diell me qarkullim të mirë të ajrit për t’u tharë. Ata mund të ruhen edhe për disa muaj në një kavanoz të pastër prej qelqi.

Për një filxhan çaji nevojitet një lugë çaji me lule kumaku të thata, të vendosura në 200 ml ujë të nxehtë, por jo të zier. Lihet të qëndrojë prej tre deri në pesë minuta dhe kullohet. Pinhet i freskët një deri në dy filzhana në ditë.