Çfarë duhet të ndërmerrni para se të ftoheni?

Detyrimisht para mëngjesit pini ujë të ngrohtë me limon. Kjo pije jo vetem që freskon, por ndihmon edhe gjatë tretjes.

Koha e ndryshueshme, dmth ndryshimi i temperaturës në mëngjes dhe në mbrëmje në krahasim me ato brenda ditës, ndikojnë mbi shëndetin dhe gjëja e parë që na ndodh është ftohja.

Para se të ftoheni, më së miri është që të përmirësoni imunitetin, ndërsa këto janë disa nga mënyrat:

  • Detyrimisht para mëngjesit pini ujë të ngrohtë me limon. Kjo pije jo vetem që freskon, por ndihmon edhe gjatë tretjes. Limoni është i pasur me vitaminë C, i cili është i rëndësishëm për rritjen e imunitetit.
  • Hani drekë me ngjyra të llojllojshme, nga seksioni i frutave dhe perimeve. Sistemi imunitar kërkon përbërës të ndryshëm që të funksionoj më mirë.
  • Pas vaktit kryesor – drekës, ecni. Shtoni nivelin e vitaminës D dhe zvogëloni nivelin e stresit.
  • Në mesditës, hani ushqime të pasura me proteina.
  • Ushtroni kur të ndjeheni të pushuar dhe plot energji.
  • Mos hani shumë vonë dhe shtrihuni të flini gjumë më herët.

“Hulumtimi më i fundit ka treguar se pjesëmarrësit që kishin gjumë të mirë gjatë natës krijonin më shumë antitrupa mbrojtës, sesa ata që nuk kishin gjumë. Gjumë jo i mjaftueshëm ndikon negativisht mbi imunitetin dhe e dobëson atë. Përmbajuni kohës së rregullt të të shkuarit në shtrat gjatë natës dhe shmangni dritën e ekraneve të pajisjeve elektronike të paktën një orë para se të shkoni në shtrat. Rekomandohet që të bëni banjë me kripë magnezi dhe të lexoni një libër”, shpjegon nutriticionisti Violet Bray, autor i hulumtimit.