Çfarë është për ju ushqimi?! Nevojë ose dashuri?

A konsumoni ushqim vetëm atëherë kur jeni të uritur ose ka edhe raste të tjera?

Disa njerëz nuk konsumojnë ushqim vetëm atëherë kur ndihen të uritur, por këtë gjë e bëjnë më shpesh, kur e kanë bezdi, kur janë të trishtuar dhe të pakënaqur…

Mbipesha mund të shkaktojë diabetin e tipit 2, sëmundjen e gjëndrës tiroide, sulm në tru ose në zemër, tensionin e lartë të gjakut. Këto janë vetëm disa nga problemet shëndetësore të cilat mund të shfaqen si rezultat i kilogramëve të tepërt.

Sot, është shumë e vështirë të jesh në top formë, madje edhe nëse hamë dhe ushtrojmë si njerëzit e viteve të ’80 të shekullit të kaluar. Tek ky përfundim i cili duket i palogjikshëm erdhën hulumtuesit të cilët analizuan marrjen e ushqimit, stërvitjen dhe të dhëna të tjera relevante nga mijëra amerikanë. Një person i cili në vitin 2006 ka importuar sasi të njëjtë të kalorive, yndyrave dhe proteinave, si dhe një person i vitit 1985, kishte indeks të masës trupore dy deri në tre herë më të lartë.

Nëse jeni nga ata që edhe kur nuk keni uri, kalimthi merrni patate të skuqura, ndërsa sa jeni zgjuar bashkë me kafen konsumoni edhe një çokollatë të vogël ose pllaka energjike, atëherë për të funksionuar gjatë ditës ushqimi për ju është shumë më tepër se domosdoshmëri. Pavarësisht rezultateve të shpeshta të hulumtimeve që tregojnë sa të dëmshëm janë kilogramët e tepërt për shëndetin dhe se janë shkak i shumë sëmundje serioze, për shumicën ushqimi është ngushëllim, mik.

Mbipesha, sipas shkencëtarëve, është pasojë e mosbalancimit hormonal, zakonit dhe faktorëve psikologjik.

Mjekët theksojnë se është shumë e thjesht, duhet të hamë aq sa kemi nevojë. Por zakonisht, lidhja me ushqimin është shumë më e thellë dhe lë gjurmë. Për shembull, nuk ka nënë që nuk i jep fëmijës ndonjë ëmbëlsirë kur ai është i trishtuar ose i lënduar. Gjë që tashmë ka ngelur shprehi, model i sjelljes e cila është e vështirë që të largohet dhe më vonë krijon probleme të shumta. E gjithë kultura është kthyer nga shijimi i ushqimit, kështu që profsionistët thonë se nuk duhet të na habis kjo lidhje, emocionale dhe lidhje e pathyeshme, pasiqë edhe personave të dashur ju ofrojmë çokollatë apo karamele në  shenjë mirësjellje.

Për sa kohë ushqimet nuk shihen si shtojcë energjie, por si një mënyrë kënaqësie, do të ketë probleme me obezitetin, theksojnë hulumtuesit.