Çfarë ndjejmë para vdekjes: Kështu duket fundi i jetës!

Dukuria e vdekjes i ka intriguar shkencëtarët për shekuj me rradhë, ndërsa ajo çka ndodh në atë moment vazhdimisht është në përpjekje për tu zbuluar.

Asgjë në jetë nuk është e domosdosshme, veç vdekjes – kjo thënie e vjetër që dëgjojmë që prej së vogli. Dhe kështu kuptojmë se është më se e saktë. Vdekja është e pashmangshme, prandaj përpiqemi që të mos e mendojmë atë.

Por a e kuptojmë se çfarë ndodh në të vërtetë para se të vdesë një person dhe a mund të njihet ai moment?

Një specijalist tha se prodhimi i tingujve të zhurmshëm është një shenjë e vdekjes që do të ndodhë në 23 orët e ardhshme, shkruan New York Post. Kjo dukuri ndodh kur personi nuk është në gjendje të gëlltisë. Personit që i afrohet vdekja do të marrë frymë ndryshe dhe këto tinguj janë janë pjesë e kësaj dukurie, thotë Dr. Daniel Murel i Universitetit Amerikan në Alabama.

Megjithëse tingujt janë të frikshme, mjekët sigurojnë se personi nuk ndjen asnjë dhimbje. Në raste të tilla, personeli mjekësor mund të ndihmojë dhe lehtësojë vuajtjen e pacientit duke e kthyer atë në anën e saj duke liruar kështu rrugët e frymëmarrjes.

Shenja të tjera që tregojnë për vdekjen janë: konfuzioni, gogësima të shpeshta me qëllim që të marrin më shumë oksigjen, humbje të vetëdijes dhe kthimin përsëri në vetëdije, mospërmbajtje, ndryshim i erës së trupit, shqetësimi, sipërfaqe të mavijosura, qërimi i lëkurës.

Vitin e kaluar neurologu Dr. Cameron Shaw, zbuloi se çfarë ndodhte në 30 sekonda e fundit para se dikush të ndronte jetë. Shaw thotë se në 10 deri në 20 sekonda e parë humbet ndjenja për veten, humbet sensi i humorit dhe mundësia për të menduar. Ai pretendon se ka dritë në fund të tunelit, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht ka jetë pas vdekjes.

“kjo dukuri ndodh kur truri nuk është në gjendje që të pranoj më oksigjen”, theksoi Shaw

Ai gjithashtu shton se, personi në atë moment do të mendojë për jetën e tij dhe disa kujtime të jetë së tij do t’i dalin para syve. Megjithatë, të gjitha përvojat jashtë trupit nuk janë reale por vetëm një mashtrim i trurit tonë “, thekson Shaw.