Çfarë nuk dini për kafen?

Megjithëse të gjithë e pimë kafen, akoma ekzistojnë gjëra të cilat nuk i dini sa i përket kësaj pije.

Se kafja ka efekte pozitive mbi shëndetin e zemrës, me siguri e dini, por një filxhan kafe mund të ketë ndikim edhe në zhvillimin e sëmundjeve si diabeti, pretendon një studim i cili në fakt analizoi dhe lidhi 28 studime të mëparshme, ndërsa u botua në Diabetes Care.

Çfarë tjetër nuk dini për kafen?

  • Është e mundur që të zgjoheni vetëm nga aroma e kafesë. Kështu thuhet në studimin e Universitetit në Seul. Informacion i mirë për të gjithë ata që kanë probleme me zgjimin në mëngjes.

Femrat që kënaqen me kafen kanë 20 herë më pak të ngjarë të përjetojnë simptoma të depresionit, tregon studimi i zhvilluar në Harvard.

  • Adhururesit e kafesë kanë 20% më pak shanse për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Ky informacion është paraqitur në Kongresin evropian vjetor të vitit 2014.
  • Në Universitetin e Teksasit u zhvillua një hulumtim i cili kishte për qëllim zbulimin e  lidhjes midis kafesë dhe mosfunksionimit erektil. Përfundimi është se vetëm dy filxhana kafe në ditë, mund të zvogëlojnë shanset për shfaqjen e këtij problemi me 42%.
  • Rreth 500 miliardë filxhana kafe konsumohen çdo vit në mbarë botën, nga të cilat rreth 14 milionë janë ekspreso.
  • Në kundërshtim me mendimin e krijuar, kafja e pjekur e errët ka më pak kafeinë sesa kafeja e pjekur me ngjyrë të hapur.

Kafja është stimulues

Kafeina, substanca kimike që gjendet në kafe, stimulon sistemin nervor qendror. Rrit mprehtësinë intelektuale, e vazhdon zgjimin dhe vonon shfaqjen e lodhjes. Përmirëson perceptimin vizual dhe lehtëson koordinimin gjatë punëve komplekse, për shembull, ngarja e makinës. Megjithatë, konsumimi i tepruar i kafesë mund të shkaktojë nervozizëm, ankth dhe frikë.