Çfarë zbulon pështyma për shëndetin?

Pështyma është e domosdoshme për tretjen e ushqimit, ruajtjen e lagështisë, vajosjen dhe pastrimin fiziologjik të zgavrës së gojës, parandalimin e kariesit të dhëmbëve, ndërsa ka rol të rëndësishëm edhe në ruajtjen e gjendjes fiziologjike të zgavrës së gojës dhe pjesën ku fillon trakti i tretjes.

Gjëndrat pështymore në ditë sekretojnë nga 800 ml deri në dy litra pështymë. Megjithëse nuk i kushtojmë shumë vëmendje lëngut në gojë, ai mund të jetë një tregues shumë i mirë i gjendjes shëndetësore. Pështyma është e domosdoshme për tretjen e ushqimit, ruajtjen e lagështisë, vajosjen dhe pastrimin fiziologjik të zgavrës së gojës, parandalimin e kariesit të dhëmbëve, ndërsa ka rol të rëndësishëm edhe në ruajtjen e gjendjes fiziologjike të zgavrës së gojës dhe pjesën ku fillon trakti i tretjes.

Përqindja më të lartë në përbërjen e pështymës ka uji (98-99%), ndërsa pjesa tjetër janë elektrolitet, substancat antibakteriale – peroksid hidrogjeni, imunoglobulina A, enzime të ndryshme. Kur në organizëm ndodh ndonjë proces, kjo përbërje ndryshon, kështu që bazuar në gjendjen e pështymës, mund të zbulohet lehtë në cilën vend në trup ka problem.

Mungesa e pështymës

Tharja e gojës dhe pak pështymë mund të ndodhë pas marrjes së medikamenteve të caktuara, për shembull, barnat kundër depresionit, atropinat dhe të ngjashme. Ky problem mund të shfaqet edhe pas radioterapisë, për shkak të sëmundjes autoimune të gjëndrave që sekretojnë pështymën (sindroma e Sjögrenit) dhe mangësi kongjenitale të gjëndrave të pështymës. Mungesë të pështymës shpesh kanë njerëzit e moshuar të cilët, për shkak të problemeve shëndetësore, duhet të marrin më shumë ilaçe. Rekomandohet futja e më shumë lëngjeve, si dhe konsumimi i frutave agrume, të cilat përmirësojnë sekrecionin e pështymës. Është e nevojshme që t’i kushtohet kujdes të veçantë edhe higjienës së gojës dhe kështu të mbrohen në kohë dhëmbët nga kariesi.

Sekretimi i tepërt i pështymës

Ky është një problem i zakonshëm gjatë shtatzanisë për shkak të ndryshimeve hormonale, ose si efekt anësor i të përzierave dhe të vjellave. Për fat të mirë, sekrecion i tepërt i pështymës në këto raste nuk lë asnjë pasojë shëndetësore. Është më mirë që në këto situata të përdorin çamçakëz ose karamele. Arsye të tjera të pështymës së tepërt ndonjëherë mund të jenë edhe: marrja e barnave të caktuara, simptomë e ndonjë sëmundjeje. Ndonjëherë krijohet sasi normale e pështymës, por vjen deri te rrjedhja e pakontrollueshme nga goja, gjë që mund të jetë rast i ndonjë sëmundje psikike.

Pështyma e bardhë dhe ngjitëse

Nëse pështyma bëhet e bardhë dhe ngjitëse, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë infeksion në zgavrën e gojës. Arsye mund të jenë kërpudhat candida albicans, por edhe nëse goja ka qenë e thatë për një kohë të gjatë. Kjo gjë shpesh ndodh kur merret frymë me gojë, në vend se me hundë.

Pështymë e hidhur apo acidike 

Ndjenjë e pakëndshme e pështymës së hidhur ose aciditetit të tepërt në gojë, zakonisht tregon për refluksin gastroesofageal, dmth kthimin e përmbajtjes së lukthit dhe lëngjeve të lukthit në ezofag. Si rezultat i kësaj shfaqet shija e pakëndshme e acidit në gojë dhe në fyt, shpesh të shoqëruar me refluks. Gjithashtu mund të shfaqet edhe era e keqe e gojës dhe të përziera në stomak.