Cila grupë e gjakut është më e ëmbël për mushkonjat?

Çdo grup gjaku ka karakteristika të caktuara. Ndonjëherë rrit rrezikun për të marrë një sëmundje të caktuar dhe ekzistojnë teori që grupi i gjakut madje përcakton tiparet tona të karakterit.

Mushkonjat mund të transmetojnë sëmundje serioze, ndaj është e rëndësishme të mbroheni prej tyre, pavarësisht grupit të gjakut dhe faktorëve të tjerë.

A keni vënë re ndonjëherë se mushkonjat kafshojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Në një farë mase varet edhe nga grupi i gjakut. Domethënë, çdo grup gjaku ka karakteristika të caktuara. Ndonjëherë rrit rrezikun për të marrë një sëmundje të caktuar dhe ka teori që grupi i gjakut madje përcakton tiparet tona të karakterit.

Madje grupi i gjakut mund të përcaktojë se sa intensivisht do të na kafshojnë mushkonjat.

Cilën grupë të gjakut “pëlqejnë” më shumë mushkonjat?

Deri më tani janë bërë disa hulumtime që kanë treguar se bëhet fjalë për grupin e gjakut zero. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se shpeshtësia e pickimit të mushkonjave varet nga shumë faktorë.

Çfarë tjetër i tërheq mushkonjat?

Mushkonjat gjithashtu mund të tërhiqen nga faktorë të tjerë:

Era: Mushkonjat mund të tërhiqen nga era e trupit tuaj;

Ngjyra: Disa ngjyra që vishni mund të jenë tërheqëse për mushkonjat. Hulumtimet tregojnë se ata më së shumti tërhiqen nga ngjyrat e zeza ose të errëta;

Konsumimi i alkoolit: Njerëzit që kanë konsumuar pije alkoolike mund të jenë më tërheqës për mushkonjat;

Shtatzënia: Gratë shtatzëna janë treguar gjithashtu të jenë veçanërisht tërheqëse për mushkonjat.

Mushkonjat mund të transmetojnë sëmundje të rënda, ndaj është e rëndësishme të mbroheni prej tyre, pavarësisht grupit të gjakut dhe faktorëve të tjerë.

Përktheu dhe përshtati:S.N