Cilat ushqime duhet të shmangni nëse vuani nga kapsllëku?

A e dini se ndonjëherë problem mund të përbëjnë pikërisht artikujt ushqimorë që ne i konsumojmë?

Kapsllëku e prek çdo të tretin person, edhe atë më së shpeshti gratë. Konsumi më i madh i fibrave përmes frutave, perimeve, farave dhe frutave të thatë, si dhe pirja e ujit, zakonisht ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Megjithatë, ndonjëherë problem mund të shkaktojnë edhe artikujt ushqimorë që i konsumoni.

Pra, nëse vuani nga kapsllëku do të ishte mirë të shmangnit:

  • Ushqim i shpejtë i cili kryesisht është i pasur me yndyrna, ndërsa i varfër me fibra;
  • Brumrat dhe biskotat e varfëra me fibra dhe ujë, ndërsa të pasura me yndyrë;

  • Produktet e qumështit që janë provuar se shkaktojnë kapsllëk kronik te fëmijët me intolerancë ndaj qumështit të lopës;
  • Mishi, nëse ushqimi juaj është i pasur me mish, ndërsa është i varfër me artikuj bimorë të pasura me fibra;
  • Bananet e papjekura që përmbajnë taninë dhe kanë një sasi të lartë të niseshtesë rezistente ndaj amilazës, enzimë kjo që e dekompozon niseshten – për shkak të këtyre përbërësve, bananet jeshile rekomandohen gjatë diarresë.