Cili ushqim na bën të lumtur

Pra, nëse duam të ndjehemi të lumtur në situata të përditshme dhe të shijojmë gjërat e vogla të cilat vlejnë jetë, e nevojshme është që të kemi serotonin të mjaftueshëm.

Në fakt, është e vërtetë se ekziston “ushqimi për lumturi”. Serotonina është  hormoni që gjendet në trurin e njeriut, traktin e tretjes dhe tek trombocitet e njeriut, por edhe tek kafshët. Ka ndikim të rëndësishëm në ndjenjën subjektive të lumturisë dhe mirëqenies, mund të na ndihmojë të heqim qafe ankthin e përkohshëm dhe depresionin, pasiqë shërben si mjet për rregullimin e gjendjes shpirtërore. Përveç kësaj, serotonina ndikon edhe për gjumë të mirë, e rregullon oreksin, seksualitetin, dhimbjet, por madje ndihmon edhe në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës së trupit.

Serotonina prodhohet në tru nga reaksioni biokimik i triptofanit. Pas kësaj, ka funksion neurotransmetues (transmeton impulset nervore). Niveli i ulët i serotoninës manifestohet përmes gjendjes së përgjithshme të keqe shpirtërore. Pra, nëse duam të ndihemi të lumtur në situata të përditshme dhe të shijojmë gjërat e vogla që vlejnë jetë, prandaj është e nevojshme që të kemi mjaftueshëm serotonin.

Është mirë që në rrugë natyrale mund të rritet niveli i serotoninës në organizëm dhe të merrni më shumë lumtur. Kjo gjë arrihet me produktet që e rrisin prodhimin e serotoninës në tru. E nevojshme është që të dimë se cili është “ushqimi i lumturisë”, si të shmangim  ushqimin e pakontrolluar në kohë depresioni, pa rezultate pozitive.

Artikujt e rëndësishëm ushqimor që e rrisin serotoninën – hormonin e lumturisë janë:

  • Çokollata e zezë
  • Bananet
  • Vishnjat
  • Proteinat e hirrës
  • Vezët
  • Hikërror
  • Selino
  • Kungull
  • Fara luledielli
  • Vaj liri
  • Fruta deti
  • Mish viçi
  • Mish i gjelit të detit

Përveç këtyre artikujve ushqimor, të dobishme janë edhe të gjitha të tjerat që përmbajnë vitaminë B, pasiqë luajnë rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit dhe prodhimin e të gjithë neurotransmetuesve, përfshirë edhe serotoninën.