Çokollata e zezë mund të përmirësojë mprehtësinë pamore

Përgjegjës për këtë efekt të çokollatës së zezë besohet të jenë antioksidantët flavonoid.

Konsumimi i çokollatës së zezë mund të përmirësojë përkohësisht cilësinë e shikimit, tregoi një studim i ri. Dmth, njerëzit që kishin konsumar çokollatë të zezë u ishte përmirësuar mprehtësia pamore. Përgjegjës për këtë efekt të çokollatës së zezë besohet të jenë antioksidantët flavonoid.

Përndryshe, flavanoidët stimulojnë rrjedhjen e gjakut në drejtim të sistemit nervor, e përmirësojnë funksionin e zemrës dhe ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve të trurit tek të moshuarit.

Ndryshimi i perceptuar i të pamurit ishte i vogël, por domethënës. Duket se flavanoidët e forcojnë rrjedhjen e gjakut në retinë dhe nervave që janë të rëndësishme për shikimin.

Për fat të keq, konsumimi i çokollatës së qumështit nuk ka pasur ndonjë efekt pozitiv në cilësinë e shikimit, shkruan revista mjekësore “JAMA Ophthalmology”.