CORONAVIRUS (2019-nCov): Informacione ditore

Nga sot, në portalin tonë do të mund të lexoni përmbledhje të të gjitha informacioneve ditore për gjendjen e koronavirusit në vend. Të dhënat do të sigurohen nga institucionet përkatëse në vend, në mënyrë që të jeni të informuar në mënyrë të saktë dhe në kohë, për gjithçka që është e rëndësishme dhe që lidhet me epideminë e COVID-19. Teksti do të përditësohet çdo ditë me të gjitha të dhënat dhe informacionet që janë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Shkup, 19 Mars 2020 – Deri në mëngjesin e ditës së djeshme, në orën 08:00, janë regjistruar gjithsej 42 raste të personave të infektuar me koronavirus. Pardje u regjistruan 11 raste të reja, ndërsa sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce, gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme, ku dy prej tyre kishin pneumoni të moderuar.

Dje u shpallen edhe rezultatet e 22 testeve të kryera.

Në disa komuna madje ka filluar edhe procesi i skriningut të hershëm të pacientëve me koronavirus.

“Zbulimi i hershëm, skriningu sipas indikacioneve epidemiologjike, siç tashmë kemi filluar të bëjmë në Dibër, ndërsa tani edhe në rrethinën e Strugës, disa vendbanime në Shkup dhe qytete të tjera, sipas të dhënave të disponueshme të epidemiologëve, mendoj se është shumë e rëndësishme që rastet të zbulohen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mos rëndohet sistemi shëndetësor, i cili më tej mund të shkaktojë probleme dhe komplikime në trajtim dhe pamundësinë për t’u marrë me këtë problem”, theksoi ministri Filipce.