Detox pija për ditët e ftohta të dimrit

Këtë pije detox është mirë që ta konsumoni 20 minuta para mëngjesit ose drekës.

Pija, recetën e së cilës do të ndajmë me ju sot do t’ju ndihmojë të pastroni trupin, të përshpejtoni metabolizmin dhe të rrisni nivelin tuaj të energjisë. Është mirë që të konsumohet 20 minuta para mëngjesit ose drekës.

Përbërësit e nevojshëm për dy gota: gjysmë litër ujë i vluar, 2 lugë uthull molle, 2 lugë lëng limoni, 1 lugë çaji xhenxhefil pluhur, pak kanellë dhe spec djegës pluhur dhe një lugë çaji mjaltë.

Mënyra e përgatitjes: Përzieni të gjithë përbërësit dhe pijen konsumojeni derisa është e ngrohtë.

SI VEPRON: Kanella dhe speci djegës stimulojnë metabolizmin dhe sigurojnë shumëllojshmëri antioksidantësh dhe përbërësish anti-inflamator. Lëngi i limonit është këtu për dozë shtesë të vitaminës C, ndërsa uthulla e mollës ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit dhe sheqerit në gjak, përshpejton humbjen në peshë dhe në mënyrë të favorshme ndikon mbi shëndetin e lëkurës. Mjalti forcon imunitetin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore, ndërsa xhenxhefili lehtëson kokëdhimbjet dhe ndihmon gjatë tretjes.