Dhimbja në këtë pjesë të trupit shpesh zbulon sëmundje progresive

Dhimbja me kalimin e kohës bëhet më intenzive, ndërsa të dukshme janë edhe problemet me lëvizjen.

Kërdhokulla është nyja më e madh në trupin e njeriut, por kur shfaqen dhimbje, shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Por dhimbja në këtë pjesë të trupit është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes progresive të artritit, e cila rrjedhimisht ka një sërë ndryshimesh në nyjet që shkaktojnë deformimin e tyre të përhershëm.

Dhimbja me kalimin e kohës bëhet më intenzive, ndërsa të dukshme janë edhe problemet me lëvizjen.

Artriti reumatoid është sëmundje sistemike, kronike, autoimune me shkaktarë të panjohur, i cili kryesisht prek nyjet, dhe 1 deri 1.5% të popullsisë. Sëmundja mund të shfaqet në çdo periudhë të jetës, por më shpesh midis moshës 20 dhe 40 vjeçare dhe është tre herë më e zakonshme tek femrat.

Gjatë fërkimit direkt të një kocke të nyjes me nyje tjetër, mund të fillojë kockëzimi, domethënë në të mund të shfaqen rritje kosckore. Në këtë rast lëvizjet kufizohen, nyjet nganjëherë janë të dhimshme dhe të ënjtura dhe plasin gjatë lakimit. Edhe pse ka një mendim të përgjithshëm se artriti është sëmundje e pleqërisë, mjekët argumentojnë ndryshe.

Sëmundjet dhe çrregullimet e tilla si, osteonekroza, tendonitis, bursitis, mund të shkaktojnë dhimbje në kërdhokulla.

Ndaj këtyre sëmundjeve më të ekspozuar janë personat që merren me sporte adrenaline dhe të rrezikshme, por nëse me të vërtetë bëhet fjalë për këtë sëmundje, ajo mund të vërtetohet vetëm nëpërmjet inçzimit me rreze X të nyjes. Prandaj, mos e shtyni vizitën për te mjeku nëse ndjeni dhimbje në ije.