Disa arsye pse çdo ditë duhet të bëni plank ushtrimet

A e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj kur i bëni ushtrimet plank dhe pse këto ushtrime janë aq të mira?

Bëhet fjalë për ushtrimet e njohura, për të cilat nuk keni nevojë për ndonjë pajisje dhe që mund t’i bëni kudo. Duket e thjeshtë, por në fakt aktivizohen shumë muskuj në të njëjtën kohë. Këto ushtrime e bëjn trupin tuaj të fortë, e shkrijnë shpejt yndyrën, sidomos në zonën e stomakut, prandaj duke e praktikuar do të keni stomak të sheshtë. Në të njëjtën kohë do të përmirësoni ekuilibrin dhe qëndrimin, do të përmirësoni fleksibilitetin dhe metabolizmin.

A nuk janë të mjaftueshme këto arsye për të filluar menjëherë me ushtrimet?