Dismenorrhea primare: Dhimbja menstruale mund të jetë po aq e dhimbshme sa edhe ataku i zemrës

Dismenorrhea primare është term që përdoret për dhimbjet e forta menstruale, të cilat nuk mund të përballohen nëse nuk përdoren barna. 

e keni hasur termin dismenorrhea primare? Bëhet fjalë për dhimbje të forta menstruale të cilat nuk mund të përballohen nëse nuk merrni barna. Kjo nuk është një sëmundje, por si pasojë e mitrës së pazhvilluar, e cila është në një pozicioni të papërshtatshëm. Dhimbja mendohet së është e njëjtë me sulmin në zemër. Profesor John Gilbed nga Universiteti “College London”, departamenti i shëndetit riprodhues, në një intervistë zbuloi se pacientet e tij shpesh ankohen për dhimbje barku gjatë periudhës së menstruacioneve, të cilat thonë se janë të ngjashme me dhimbjet në gjoks, të cilat janë simptoma të forta të një sulmi në zemër.

Disa hulumtime kanë treguar se ekziston një dimension shqetësues në mes të kuptuarit të seriozitetit të dhimbjes tek gratë ose tek pacientët meshkuj, ku “dhimbja femërore” nuk merret seriozisht. Meshkuj presi 49 minuta përpara se të kërkojë ndihmë, ndërsa gratë 65 minuta, kur bëhet fjalë për simptoma dhe dhimbje të njëjta. Megjithatë, burrat kanë pranuar se dhimbja menstruale mund të jetë po aq e dhimbshme sa fenomeni vdekjeprurës mjekësor, kështu që kjo mund të jetë arsyeja që më në fund të përmirësohet trajtimi i “problemeve femërore”.