Ditët e ftohta dhe me lagështi – shkaktarë të artritit reumatoid

Shkaktari i saktë i artritit reumatoid nuk dihet, edhe pse faktori trashëgues luan rol të madh.

Simptomat e artritit reumatoid përkeqësohen në ditët e ftohta dhe me lagështi, gjë që stinën e vjeshtës dhe atë të dimrit e bën periudhë të tmershme për pacientët që kanë probleme me këtë sëmundje.

Artriti reumatoid është inflamacion gjatë të cilit dhimbja mund të jetë e pranishme ditë dhe natë, ndërsa karakteristikë e kësaj sëmundjeje është ngurtësia në mëngjes, e cila mund të zgjasë më shumë se një orë. Zakonisht shfaqet në moshën tridhjetë vjeçare, por nuk i shmang as edhe fëmijët.

Ditët e ftohta dhe me lagështi në mënyrë të konsiderueshme e përkeqësojnë gjendjen e të sëmurit, kështu që gjatë vjeshtës dhe dimrit dhimbja dhe simptomat janë më të shpeshta dhe me intensitet më të fortë.

“Dhimbja e padurueshme e shkaktuar nga deformimi i nyjeve, ajo me të cilën jetojnë pacientët me artrit reumatoid, e domosdoshme është që përveç terapisë së përshkruar orale dhe fizike, të përdorin edhe analgjetikët për zvogëlimin e dhimbjes dhe për të lehtësuar funksionimin e përditshëm”, theksojnë mjekët.

Artriti reumatoid është sëmundje autoimune, kronike, e cila më së shumti i rrezikon nyjet e sjplakave dhe shputave dhe çon në dëmtime të pariparueshme, madje edhe në palëvizshmëri.

Shkaktari i saktë i artritit reumatoid nuk dihet, edhe pse faktori trashëgues luan rol të madh.

Pirja e duhanit, mbipesha dhe jeta jo-aktive kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, sidomos tek gratë, të cilat kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga artriti reumatoid.

Simptomat janë të ndryshme, duke filluar nga inflamacion në formën e ënjtjes së nyjeve, ngurtësimi, skuqja dhe ndjenja e nxehtësisë në nyje, dhimbje e vazhdueshme në muskuj dhe nyje, ndjeshmëri ndaj dhimbjes, deri në lodhje ekstreme, dobësim, pafuqi, mpirje dhe deformim i nyjeve.