Dr. Azra Kuç: Alergjitë gjatë anestezionit – përse ndodhin dhe çfarë i shkakton ata?

Për t'u shfaqur alergjia ndaj barnave, fillimisht duhet të ekzistojë ndjeshmëria. Kjo ndodh gjatë kontaktit me ilaçin që quhet alergen. Alergeni shkakton formimin e antitrupave IgE që lidhen në sipërfaqen e disa llojeve të qelizave: mastocitet, bazofilët, ndërsa me afinitet më të vogël ndaj leukociteve, trombociteve dhe eozinofileve. Në rast të kontaktit të përsëritur me këto alergen, ata do të lidhen me antitrupa të sipërfaqes qelizore dhe do të shkaktojnë lirimin e ndërmjetësve të alergjisë: histaminë, triptaza, heparin.

Shkruan: Dr. Azra Kuç

 anesteziologe


Anestezioni është gjendje e veçantë e karakterizuar nga aplikimi i shumë ilaçeve në të njëjtën kohë: hipnotikë, analgjetikë, relaksues të muskujve, antibiotikë… Nëse organizmi reagon në mënyrë alergjik ndaj ndonjë prej këtyre barnave, shpesh nuk e dimë se nga çfarë ka ndodhur reagimi. Të paktën jo në fillim. Specifikimi i dytë është që pamja klinike e alergjive të një pacienti që është në anestezi, nuk është aq i qartë sa tek një person i zgjuar.

Ekzistojnë pesë gradë të reaksionit alergjik sipas ashpërsisë së simptomave klinike.

PAMJA KLINIKE E MASKUAR

Disa nga simptomat, të tilla si takikardia, mund të shoqërohen me gjendjen e anestezisë sipërfaqësore ose spazmën e muskujve bronkialë ose të shoqërohet me sëmundje paraprakisht ekzistuese të mushkërive. Për shkak të këtyre koincidencave, alergjitë në anestezi shpesh mbeten të paraportuara, të cilat mund të jenë të rrezikshme nëse pacienti i nënshtrohet përsëri ndërhyrjes kirurgjike.

Epidemiologjikisht, alergjitë gjatë anestezionit janë më të zakonshme tek femrat. Në fëmijëri, alergjitë shfaqen në mënyrë të barabartë tek të dyja gjinitë, por me pubertetin kjo marrëdhënie ndryshon në mënyrë drastike, gjë që tregon se hormonet seksuale luajnë rol të rëndësishëm.

Morbiditeti (frekuenca e paraqitjes) mbetet e paqartë për shkak të skemës klinike të maskuar, ndërsa mortaliteti (vdekshmëria) sipas analizimit të të dhënave në disa nga vendet evropiane është midis tre deri në nëntë për qind.

PSE NDODH REAKSIONI ALERGJIK? 

Për t’u shfaqur alergjia ndaj barnave, fillimisht duhet të ekzistojë ndjeshmëria. Kjo ndodh gjatë kontaktit me ilaçin që quhet alergen. Alergeni shkakton formimin e antitrupave IgE që lidhen në sipërfaqen e disa llojeve të qelizave: mastocitet, bazofilët, ndërsa me afinitet më të vogël ndaj leukociteve, trombociteve dhe eozinofileve. Në rast të kontaktit të përsëritur me këto alergen, ata do të lidhen me antitrupa të sipërfaqes qelizore dhe do të shkaktojnë lirimin e ndërmjetësve të alergjisë: histaminë, triptaza, heparin.

Këto ndërmjetësues shkaktojnë reagim të fortë inflamator në trup që mund të jetë kërcënues për jetën.

Morbiditeti (frekuenca e paraqitjes) mbetet e paqartë për shkak të skemës klinike të maskuar, ndërsa mortaliteti (vdekshmëria) sipas analizimit të të dhënave në disa nga vendet evropiane është midis tre deri në nëntë për qind.

Ekzistojnë pesë gradë të reaksionit alergjik sipas ashpërsisë së simptomave klinike.

  • Ndryshimet në lëkurë: skuqje, urtikari, ënjtje
  • Shenja të shprehura të alergjisë, por që nuk janë kërcënuese për jetën: shenjat e lëkurës, hipotensioni, takikardia, kollitja, bronkospazma
  • Simptoma kërcënuese për jetën: kolapsi, takikardia ose bradikardia, aritmia, bronkospazma
  • Dështimi i zemrës ose ndërprerja e frymëmarrjes
  • Vdekje

Reaksioni anafilaktik mund të pasohet nga të gjitha këto simptoma, por mund të paraqitet edhe secila prej këtyre simptomave veç e veç. Për shkak të mosnjohjes së simptomave si alergji, kontakti i ardhshëm me të njëjtin alergen mund të çojë në ndërlikime potencialisht fatale.

SHKAKTARËT MË TË ZAKONSHËM 

Shkaktari më i zakonshëm i alergjive gjatë anestezisë janë relaksuesit e muskujve dhe antibiotikët. Kohëve të fundit gjithnjë e më të zakonshme janë alergjitë ndaj lateksit. Analgjetikët opioide, hipnotikët janë më pak të inkriminuar si alergen, por për këtë shkak disa dizinfektantë dhe ngjyra, gjithnjë e më shumë paraqiten si alergen.

Njerëzit të cilët janë të prirur ndaj alergjive, të ashtuquajtura atopike, nuk janë domosdoshmërisht në rrezik të madh për alergji ndaj anestetikëve, por ato kanë tendencë për të liruar histaminë më lehtë kur të vijnë në kontakt me barna të tilla (shumica e relaksuesve të muskujve janë histaminë-çliruesit). Të dhënat interesante për njerëzit që janë alergjik ndaj barit ose polenit nga bari, kanë mbindjeshmëri ndaj lateksit.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj ushqimit dhe barnave të tjera, nuk janë me rrezik të madh të paraqitjes së alergjisë nga anestetikët, por ata që janë alergjikë ndaj ananasit, kivit dhe bananes kanë një rrezik më të madh të alergjisë ndaj lateksit- shpjegon anesteziologu.

Shumica e pacientëve që kanë pasur reaksion alergjik perioperativ ndaj relaksuesve të muskujve, asnjëherë më parë nuk kanë marrë anestezi. Është e mundshme që ndjeshmëria e ilaçit është marrë nga kontakti me ndonjë përbërës tjetër që ka strukturë të ngjashme dhe mund të jetë i pranishëm në ushqim, kozmetikë ose ndonjë ilaç tjetër.

Hiperndjeshmëria e kryqëzuar mund të haset edhe në disa antibiotikë. Shumë duhanpirës tregojnë prirje alergjike ndaj antibiotikëve, ndoshta sepse shpesh marrin antibiotikë. Ekziston hiperndjeshmëria e kryqëzuar midis “penicilinës” dhe “cefalosporinave” për shkak të strukturës së ngjashme, kështu që “cefalosporinet” administrohen me kujdes tek pacientët të cilët janë tepër të ndjeshëm ndaj “penicilinës”.

ÇFARË NDODH KUR PARAQITET REAKSIONI ALERGJIK? 

Kur ndodh reaksioni alergjik gjatë anestezisë, anesteziologu duhet të ndërpresë dhënien e ilaçeve që dyshohet se shkaktojnë alergji dhe ta kthejë në jetë pacientin me lëngje, ilaçe për stabilizimin e sistemit kardiovaskular dhe ilaçe që e bllokojnë veprimin e ndërmjetësve – histaminë. Kur pacienti të jetë i qëndrueshëm, mund të ekstubohet, por monitorimi vazhdon në 24 orët e ardhshme.

Identifikimi i alergenit duhet të konfirmohet me alergo-test, por vetëm pas katër deri në gjashtë javë. Me alergo-testin fitohet një dokument i cili shmang përdorimin e mëtejshëm të atij ilaçi dhe shmangen situata të tjera potencialisht kërcënuese për jetën. Alergo-testi nuk kryhet tek e gjithë popullata, por është i detyrueshëm për pacientët të cilët kanë histori të reaksionit alergjik të pashpjeguar gjatë anestezisë së mëparshme.

Dhënia e barnave – antihistaminë për pacientët që kanë alergji si pjesë e përgatitjes para operacionit nuk do të parandalojnë paraqitjen e alergjisë, por vetëm do të lehtësojnë reaksionin alergjik, por nganjëherë për shkak të reagimit të dobët, mund të vonojnë diagnozën.