Dr. Danica Popovska: Sëmundja Osgood – Schlatter (dhimbja në gju tek fëmijët dhe adoleshentët)

Sëmundja e Osgood - Schlatter zakonisht shfaqet gjatë periudhave të rritjes së shpejtë, kur ndodhin ndryshime të papritura në kocka, muskuj, tendina dhe pjesë të tjera të trupit të fëmijës. Aktiviteti fizik shkakton tendosje më të madhe në këto struktura, kështu që fëmijët që janë më aktivë fizikisht dhe merren me sporte, si basketbolli apo futbolli, ankohen më shpesh nga kjo gjendje.

Sëmundja e Osgood dhe Schlatter është shkaku i zakonshëm i dhimbjes së gjurit tek fëmijët e moshës 8 deri 15 vjeçare. Ky është një lloj inflamacioni (apophysitis) në vendin ku tendoni nga kupa bashkohet me fyelin e këmbës. Kjo sëmundje mund të shkaktojë dhimbje afatgjatë dhe kufizim të aktivitetit tek fëmijët, por zakonisht kalon pa pasoja të përhershme.

Shkruan: Dr. Danica Popovska, specialiste e ortopedisë

Emrin e fitoi sipas ortopedit amerikan Robert Osgood dhe kirurgut zviceran Carl Schlatter, të cilët në vitin 1903 në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri e përshkruajtën këtë gjendje.

Sëmundja e Osgood – Schlatter zakonisht shfaqet gjatë periudhave të rritjes së shpejtë, kur ndodhin ndryshime të papritura në kocka, muskuj, tendina dhe pjesë të tjera të trupit të fëmijës. Aktiviteti fizik shkakton tendosje më të madhe në këto struktura, kështu që fëmijët që janë më aktivë fizikisht dhe merren me sporte, si basketbolli apo futbolli, ankohen më shpesh nga kjo gjendje.

Kockat e fëmijëve kanë zona kërcore të rritjes të cilat lejojnë rritjen e kockave. Ato gjenden afër skajeve të eshtrave dhe formohen plotësisht kur rritja të përfundoj. Disa zona të tilla të rritjes shërbejnë si vende për bashkimin e tendinave, të cilat i lidhin muskujt me eshtrat. Vend të tillë ka në skajin e sipërm të tibisë (në pjesën e sipërme të kërcit, menjëherë nën gju). Këtu gjendet një kockë gungë e cila quhet tuberkulum i tibisë, i cila si zonë e rritjes është e lidhur me pjesën tjetër të kockave. Në këtë vend bashkohet tetiva e cila vjen nga muskujt e pjesës së përparme të kofshës (quadriceps). Kur fëmija është aktiv, kërcen dhe vrapon, muskujt e kofshës shtrëngohen dhe e tërheqin tendinën, gjë që këtë tërheqje e transmeton në tuberkulumin e tibisë. Gjatë sëmundjes së Osgood – Schlatter, kjo tërheqje e përsëritur shkakton inflamacion të pllakës së rritjes.

Kjo sëmundje mund të shkaktojë dhimbje afatgjatë dhe kufizim të aktivitetit tek fëmijët, por zakonisht kalon pa pasoja të përhershme

Sëmundja e Osgood dhe Schlatter është shkaku i zakonshëm i dhimbjes së gjurit tek fëmijët e moshës 8 deri 15 vjeçare.

Simptomat e sëmundjes janë dhimbja në gjunjë dhe ndjeshmëria e kontaktit dhe presionit në pjesën e përparme të gjurit, tek tuberkulumi i tibisë, theksimi i tuberkulumit ose ënjtja e dukshme e asaj pjese, nganjëherë ngushtim të muskujve përreth. Simptomat e dhimbshme bëhen më të theksuara gjatë vrapimit dhe kërcimit. Ndonjëherë përfshihen edhe të dy gjunjët, megjithëse dhimbja mund të ndjehet më parë tek njeri  gju ose të preket me më intenzitet se tjetri.

Diagnostifikimi i sëmundjes është i mjaftueshëm vetë me ekzaminim. Gjuri kontrollohet me detaje. Tipike është dhimbja e presionit në pjesën e përparme të gjurit, tek tuberkulumi tibial, ndërsa diganozat tjera janë normale. Ndonjëherë mund të bëhet edhe radiografia e gjurit e cila tregon ndryshime në tuberkulumin e tibisë dhe zonën e rritjes. Në disa raste, ndryshimet e tilla mund t’i ngjasojnë edhe me frakturën e asaj pjese, por frakturat zakonisht kanë dhimbje më të theksuara dhe pamundësinë për të lëvizur, kështu që dallimi midis dy gjendjeve bëhet mjaft lehtë.

Tipike është dhimbja e presionit në pjesën e përparme të gjurit, në tuberkulumin tibial

Qëllimi i trajtimit është që të zvogëlohet dhimbja dhe ënjtja. Për këtë, këshillohet që të zvogëlohen aktivitetet provokative, siç janë vrapimi dhe kërcimi, deri te zvogëlimi i simptomave. Ndonjëherë, kërkohet pushim prej disa muajsh nga aktivitetet sportive. Tek dhimbjet më të theksuara mund të jepen barna të cilat e reduktojnë dhimbjen dhe inflamacionin, për shembull ibuprofeni. Gjithashtu mund të ndihmojnë edhe ushtrimet për shtrëngimin e muskujve të kofshëve. Nëse dhimbja është e vogël dhe fëmija e duron atë, sëmundja nuk është një arsye për të ndaluar sportin.

Sëmundja është vetë-kufizuese dhe simptomat zakonisht kalojnë kur të përfundoj periudha e rritjes së shpejtë. Si pasojë mund të mbetet tuberkulumi tibial më i theksuar, pa ndonjë çrregullim funksional.