Dr. Lidija Palanova: Hipertensioni i patrajtuar me kalimin e kohës çon në dëmtimin e zemrës, trurit, syve ose veshkave (pjesa e dytë)

E rëndësishme është që pacientët me hipertension të dinë se, tensioni në periudha të ndryshme të ditës mund të ndryshojë dhe nuk duhet të shqetësohen në rast të rezultateve të këqija nga një matje e vetme.

Shkruan: Dr. Lidija Palanova, specialiste në mjekësinë interne


Tensioni i lartë i gjakut është problemi më i zakonshëm shëndetësor për qytetarët e rritur, por shqetësues është fakti se gjithnjë e më shumë i mundon edhe të rinjtë, ndërsa kur të shfaqet, në përgjithësi nuk ka simptoma karakteristike dhe që e dallojnë. Sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vlerat normale të tensionit të gjakut konsiderohen të jenë 139 milimetra të shtyllës së merkurit për sistolikë ose i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut, si 89 milimetra të shtyllës së merkurit për diastolikë – për tensionin e ulët të gjakut. Për hipertension arterial flasim atëherë kur tensioni është 140 me 90 milimetra të shtyllës së merkurit ose më i lartë, në tre matje të njëpasnjëshme, në një periudhe prej një deri tre javë. Mjekët dallojnë dy lloje të hipertensionit: primar – i pranishëm në 89 për qind të popullsisë dhe sekondar, që rezulton nga ndonjë sëmundje e njohur (sëmundje e veshkave ose gjëndrës tiroide).

Trajtimi

Normale është që tensioni të matet në mëngjes, gjysmë ore pas marrjes së terapisë së mëngjesit, që do të thotë në të njëjtën kohë për disa muaj me rradhë. Matjet ditore janë të rastësishme në varësi të aktiviteteve dhe shfaqjes së ndonjë simptome, gjë që mund të tregojë ndryshimin e vlerës. Pacienti duhet t’i shënoj dhe t’i mbajë vlerat me vete gjatë vizitës tek mjeku amë. Vetë-matja nuk duhet të ekzagjerohet, sidomos nëse tensioni i gjakut është i rregulluar mirë për një periudhë më të gjatë kohore. Çdo hipertension i patrajtuar me kalimin e kohës çon në dëmtimin e zemrës, të trurit, të syve ose të veshkave. Trajtimi i formave më të lehta është kryesisht simptomatik dhe përfshin reduktimin e peshës trupore, më pak kripë në ushqim, aktivitet fizik prej të paktën tridhjetë minuta pesë herë në javë, ndërprerjen e pirjes së duhanit, reduktimin e konsumit të alkoolit, menaxhimin e stresit përmes ushtrimeve të relaksimit.

Normale është që tensioni të matet në mëngjes, gjysmë ore pas marrjes së terapisë së mëngjesit, që do të thotë në të njëjtën kohë për disa muaj me rradhë.

Trajtimi me barna zbatohet tek ato me sëmundje të tjera shoqëruese kardiake, hipertension të parregulluar gjatë me visceralizim (dëmtim të organeve të tjera nga vetë tensioni). Sot ekzistojnë disa grupe të barnave antihipertensive. Zgjedhja e terapisë është individuale, në varësi të një sërë faktorësh, kryesisht nga vlerat e tensionit, ritmit të zemrës, ekzistimi i dëmtimeve të caktuara të zemrës, siç është trashja e muskulit të zemrës ose zgjerimi i zemrës (dilatimi). Çdo ilaç është i mirë nëse e afron tensionin e gjakut më afër optimalit. Zakonisht fillon me një ilaç të vetëm, mirëpo nëse doza e tij maksimale nuk jep efektin e pritshëm në një periudhë të caktuar, atëherë në terapi përfshihet edhe një tjetër.

Terapia

Është veçanërisht e rëndësishme që pacientët të marrin terapinë e përshkruar siç duhet. Nëse bëhet fjalë për një ilaç në një dozë, atëherë duhet të merret në mëngjes, në stomakun bosh, mirëpo nëse është në dy doza, doza e dytë duhet të merret jo më vonë se në orën 18:00. Është e gabuar nëse terapia merret natën, para gjumit. Nëse harrohet doza e mëngjesit, doza e pasdites duhet të merret më herët.

Nëse në një periudhë të gjatë kohore, pavarësisht terapisë së rregullt dhe zbatimit të regjimit të detyrueshëm higjieno-dietik, tensioni i gjakut nuk është i rregulluar, terapia duhet të korrigjohet.

E rëndësishme është që pacientët me hipertension të dinë se, tensioni në periudha të ndryshme të ditës mund të ndryshojë dhe nuk duhet të shqetësohen në rast të rezultateve të këqija nga një matje e vetme. Pamjen e vërtetë të rregullimit të tensionit të gjakut e japin matjet e shënuara për një periudhe më të gjatë kohore. Gjendjet e stresit akut, të cilat mund të çojnë në një rritje të madhe të tensionit të gjakut, nuk duhet të trajtohen me rritjen e dozës së barnave, por duke shtuar sedativ. Nëse në një periudhë të gjatë kohore, pavarësisht terapisë së rregullt dhe zbatimit të regjimit të detyrueshëm higjieno-dietik, tensioni i gjakut nuk është i rregulluar, terapia duhet të korrigjohet. Ndryshimi me vetë-iniciativë i terapisë duke shtuar barna tjera me vetë dëshirë nuk rekomandohet.

Kontrollet

Në fillim, kontrollet janë më të shpeshta. Zakonisht e para është në një muaj, por pastaj ato bëhen në tre muaj, gjatë vitit të parë. Hipertensioni i rregulluar mirë kontrollohet kardiologjikisht një ose dy herë në vit. Është e zakonshme që pacientët të vizitojnë mjekun amë një herë në muaj për të përshkruar terapinë e rregullt, gjatë së cilës u kontrollohet edhe tensioni i gjakut. Është veçanërisht e rëndësishme që pacientët të matin tensionin e gjakut në shtëpi, mundësisht me manometër merkuri, ndërsa të shmangen pajisjet digjitale përmes të cilave tensioni matet në kyçin e dorës.