Dr. Liljana Brajeviq: Nishanet, lipomat, ateromat… Çfarë mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale?

Kur bëhet fjalë për ndryshimet në lëkurë, gjithmonë lind pyetja nëse ato duhet të hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe për këtë arsye duhet të dihet që jo çdo ndryshim në lëkurë duhet të operohet.

Shkruan: Dr. Liljana Brajeviq
Specialiste në kirurgjinë e përgjithshme

Ekzistojnë shumë ndryshime beninje të lëkurës, por më të zakonshmet janë lipomat, ateromat, nishanet, keratozat. Çfarë mund të shkaktojnë dhe si trajtohen?

Ndryshimet beninje të lëkurës janë shumë të zakonshme, madje edhe pothuajse nëse nuk ka njeri pa asnjë ndryshim në lëkurë. Për shumicën e atyre që vërejnë ndryshime në lëkurën e tyre, reagimet janë brengosëse dhe na shqetësojnë, dhe gjithmonë lind pyetja se çfarë duhet të hiqet në mënyrë kirurgjikale. Mjekët thonë se të gjitha ndryshimet e lëkurës nuk duhet të operohen më tej. Ekzistojnë shumë ndryshime beninje të lëkurës, por më të zakonshmet janë lipomat, ateromat, nishanet, keratozat.

LIPOMAT

Lipoma është tumor beninj i cili përbëhet nga indi dhjamor. Në prekje zakonisht është e butë, me sipërfaqe të lëmuar dhe elastike, e lokalizuar nën lëkurë ose muskuj të pjesëve të ndryshme të trupit. Ndonjëherë te disa pacientë shfaqen më shumë se 20 lipoma dhe kjo gjendje quhet lipomatoza. Lipomat e vogla nuk shkaktojnë ndonjë shqetësim përveç që ndonjëherë i pengojnë estetikisht pacientit. Rekomandimi është që ato të hiqen në mënyrë kirurgjike, pasi nganjëherë ndryshimi që rritet në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e viteve mund të kalojn në variant malinj.

ATEROMA

Ateroma është cist dermal i lëkurës që shfaqet si rezultat i gjëndër dhjamor të mbyllur. Në prekje ateromat zakonisht janë më të forta se lipomat. Zakonisht shfaqen në kokë, qafë dhe shpinë. Ateromat mund të ekzistojnë për vite me rradhë pa shkaktuar ndonjë problem, përveç që ndonjëherë mund të rrjedh sekret. Rekomandohet që ateromat të hiqen në mënyrë kirurgjikale, pasi që mund të inflamohen. Në rast të inflamacionit, pacienti ka dhimbje dhe skuqje. Trajtimi kirurgjikal konsiston në heqjen e plotë të ateromës së bashku me kapsulën.

NISHANET

Nishanet janë ndryshime beninje të lëkurës që mund të jenë të formave të ndryshme, zakonisht kafe ose të zeza, me diametër prej 5 deri 20 mm. Disa nga ndryshimet ekzistojnë që nga lindja, ndërsa disa shfaqen gjatë jetës. Kushdo që ka më shumë se 50 nishane në lëkurë duhet të shkojë te dermatologu çdo 6 muaj për ekzaminime të rregullta dermatoskopike. Ato nishane që e ndryshojnë formën, madhësinë, ngjyrën, të cilat kanë kruajtje, dhimbje dhe gjakderdhje duhet të hiqen kirurgjikisht. Gjithashtu, ndryshimet që irritohen vazhdimisht duhet të eliminohen. Pas heqjes kirurgjikale, përbërja duhet të dërgohet për analizë patologjike.

DERMATOFIBROMAT, KERATOZA DHE PAPILOMAT

Dermatofibromat janë të ngurta, pa dhimbje dhe me madhësi të ndryshme në lëkurë. Mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit, ndërsa më së shpeshti në këmbë. Keratoza është ndryshim i lëkurës në ngjyrën kafe, që ndryshon në madhësi, ndonjëherë më e madhe se 3 centimetra. Më së shpeshti shfaqet në pjesët e trupit të ekspozuara ndaj diellit, ndërsa më të zakonshme tek njerëzit më në moshë. Papilomat janë ndryshime të vogla beninje të lëkurës ose mukozës. Ndonjëherë ato mund të shkaktohen nga viruset. Zakonisht janë të shumëfishta dhe shfaqen në qafë, nën gjinjë dhe në bark.

Ato nishane që e ndryshojnë formën, madhësinë, ngjyrën, të cilat kanë kruajtje, dhimbje dhe gjakderdhje duhet të hiqen kirurgjikisht

TRAJTIMI KIRURGJIKAL

Ndryshimet beninje të lëkurës operohen me anestezi lokale. Procedura zgjat rreth 15 minuta, pas së cilës pacienti mund të vazhdojë me aktivitetet e përditshme. Te pacientët me më shumë nishane të lëkurës, fillimisht rekomandohet ekzaminimi dermatoskopik te dermatologu, kështu që me rekomandimin e tij ato mund të hiqen.