Dr. Srbobran Brankoviq: Bakteria Escherichia coli – shkaktari më i zakonshëm i infeksioneve urinare tek femrat

Sipas statistikave, çdo e dyta grua mbart në vete Escherichia coli, ndërsa çdo e katërta i ndjen pasojat e ekzistencës së inflamacionit bakterial. Megjithatë, jo çdo baktere shkakton infeksion.

Shkruan: Dr. Srbobran Brankoviq, specialist urolog


Infeksionet urinare janë infeksione bakteriale në sistemin urinar që mund të ndikojë në fshikëzën, veshkat dhe traktin urinar. Infeksionet urinare janë më të zakonshme tek femrat për shkak të anatomisë femërore, më saktë për shkak të kanalit më të shkurtër të uretrës-urinës. Gjithashtu, një nga arsyet që femrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga infeksionet urinare është edhe afërsia e hapjes anale, vaginës dhe uretrës, pasiqë bakteret depërtojnë lehtësisht në traktin urinar dhe çojnë në procese inflamatore. Zakonisht, infeksionet urinare shkaktohen nga bakteret Escherichia coli, të cilat jetojnë normalisht në zorrën e trashë. Shkaktarë të tjerë mund të jenë Enterococcus, Staphyloccocus saprophyticus, Pseudomonas aeruginosa ose Proteus mirabilis.

Për ekzaminim laboratorik është mirë që të mblidhet urina e parë e mëngjesit në një gotë sterile. Fillimisht është e nevojshme që të shpërlahen dhe fshihen mirë organet gjenitale, dhe më pas të mblidhet urina në gotë.

Sipas statistikave, çdo e dyta grua mbart në vete Escherichia coli, ndërsa çdo e katërta i ndjen pasojat e ekzistencës së inflamacionit bakterial. Megjithatë, jo çdo baktere shkakton infeksion. Ekzistojnë shumë nën lloje të Escherichia coli-t, disa prej të cilave janë më shumë, ndërsa disa janë më pak patogjene.

Simptomat klasike të infeksioneve urinare janë urinimi i shpeshtë dhe i dhimbshëm, djegëje para përfundimit të urinimit. Forcimi i infeksionit rrit dhimbjen në fshikëzë, presionin ose dhimbjen në legen, dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës, temperatura e trupit mund të rritet, ndërsa mund të haset edhe gjak në urinë.

DIAGNOSTIFIKIMI

Kur numri i baktereve patogjene në fshikëz të shumohet, në atë rast ne kemi të bëjmë me një infeksion urinar. Një nga shenjat e sigurta se është inflamacion bakterial është përqendrimi i mbi 100 000 baktereve në një mililitër urinë. Për ekzaminim laboratorik është më mirë të mblidhni urinën e parë në mëngjes në një gotë sterile. Fillimisht është e nevojshme që të shpërlahen dhe fshihen mirë organet gjenitale, dhe më pas të mblidhet urina në gotë. Nëse bëjmë analizë të urinës, nga ku vërtetohet se ka prezencë në masë të baktereve, kjo jo gjithmonë do të thotë se bëhet fjalë për një proces inflamator. Është e mundur që këto baktere të mund të jenë larë me urinë nga gjenitalet e jashtme, që është një shpjegim se përse gruaja nuk ka simptoma karakteristike të infeksionit urinar. Në mënyrë që të konfirmohet nëse është proces inflamator, duhet që në sedimentin e urinës të rriten leukocitet, sipas kritereve të reja, me vlerë mbi pesë.

TRAJTIMI

Infeksionet urinare më së miri trajtohen sipas antibiogramit, pasi të kryhet urinokultura. Nëse infeksionet urinare nuk trajtohen, ato mund të çojnë në komplikime, duke u përhapur inflamacioni në veshka, mund të shfaqen pyelonefrit ose infeksion shumë i rëndë, urosepsis. Terapia me antibiotikë zgjat nga tre deri në dhjetë ditë, ndërsa gjatësinë e trajtimit e përcakton mjeku. Karakteristike tek infeksionet urinare është fakti se simptomat mund të zhduken pas dy ditësh që nga fillimi i terapisë me antibiotikë. Megjithatë, është e rëndësishme që të merret gjithë terapia, pasi që mund të mund të rezultojë në infeksion të ri ose të zhvillohet rezistencë ndaj shkaktarit të antibiotikëve. Gjatë trajtimit të çfarëdo infeksioni të traktit urinar, duhet të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve, ose më saktë çajra bimor, të cilat do të çonin në larjen e shpeshtë të mukozës.

Nëse infeksionet urinare nuk trajtohen, ato mund të çojnë në komplikime, duke u përhapur inflamacioni në veshka, mund të shfaqen pyelonefrit ose infeksion shumë i rëndë, urosepsis.

PARANDALIMI

Parandalimi i zhvillimit të infeksionit urinar tek femrat, përsëri, siç edhe e përmenda, përfshin shumë lëngje, mundësisht deri në tetë gota ujë në ditë dhe të urinohet çdo dy deri në katër orë. Femrat duhet të mbajnë rregullisht higjienë, sidomos të jenë të kujdesshme për fshirjen pas nevojave fiziologjike, nga para prapa.