A e keni në tryezë: Artikulli ushqimor i pasur me mjaft proteina dhe pak kalori

Borania është e pasur me vitaminën K, e cila luan rol të rëndësishëm në koagulimin e gjakut dhe shpërndarjen e kalciumit në trup. Gjithashtu është e pasur me vitaminën C, ndërsa përmban edhe vitamina nga grupi B, përfshirë B1, B2, B3, B6 dhe acid folik (vitaminë B9 natyrale), si dhe vitaminë A.

Borania është perime e cila bën pjesë në grupin e bimëve bishtajore si fasulja, bizelja, thjerrëzat dhe nauti. Përmbajnë pak kalori, por janë mjaft të pasur me fibra dhe proteina. Vetëm një filxhan boranie përmban proteina të cilat janë të mjaftueshme për tërë ditën. Ato madje përmbajnë edhe acide yndyrore omega-3 (natyrisht, me origjinë bimore).

Ky ushqim i shëndetshëm është i pasur me vitaminën K, e cila luan rol të rëndësishëm në koagulimin e gjakut dhe shpërndarjen e kalciumit në trup. Gjithashtu është i pasur me vitaminën C, ndërsa përmban edhe vitamina nga grupi B, përfshirë B1, B2, B3, B6 dhe acid folik (vitamin B9 natyrale), si dhe vitamin A.

Borania përmban bakër, krom, magnez, kalcium, natriumi, fosfor dhe hekur. Është veçanërisht e dobishme për shkak se ka sasi të konsiderueshme silici, i cila është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave dhe indet lidhëse.

Për shkak të kësaj, konsumi i boranieve ndikon mjaft pozitivisht mbi organizmin. Para se gjithash, borania është ushqim dietik i pasur me fibra, dhe për këtë arsye rekomandohet tek të gjitha dietat me qëllim të zvogëlimit të peshës së tepërt. Ato gjithashtu kontribuojnë në rregullimin e tretjes dhe funksionimin më të mirë të zorrëve.

Vetëm një filxhan boranie përmban proteina të mjaftueshme për tërë ditën

Disa studime kanë sugjeruar se konsumi i boranieve ndihmon në uljen e kolesterolit, por për të arritur efektin optimal më së miri është që të gatuhen me avull.

Borania ka indeks mjaft të ulët glikemik, prandaj është i përshtatshëm për diabetikët. Dhe jo vetëm kjo – përbërja specifike (fibrat dhe kromi) e bëjnë atë veçanërisht të dobishme sa i përket niveleve të sheqerit në gjak, domethënë kontribuon në rregullimin e saj.