E VËRTETUAR: Mendoni se po llastoni fëmijën tuaj duke e mbajtur në krah, shkenca ka një shpjegim për këtë! 

Është e vështirë t'i rezistosh përqafimit të foshnjës, pavarësisht se sa shumë njerëz të thonë se do ta llastosh. Por është e rëndësishme të dini se nuk është aspak e dëmshme për askënd, madje është e dëshirueshme.

Foshnjave u pëlqen të përqafohen dhe janë më të lezetshme në botë. Megjithatë, nëse jeni prind, shanset janë që të keni të paktën një të afërm tradicional i cili vazhdon t’ju paralajmërojë të mos e merrni fëmijën tuaj shumë shpesh në krah sepse do ta llastoni. Shumica e prindërve modernë nuk pranojnë këshilla të tilla, dhe tani ekziston një bazë shkencore e cila nuk përkrah të afërmit tuaj tradicionalë. 

Hulumtimet e reja tregojnë se nuk ekziston një gjë e tillë në atë se, mbajtja e fëmijës tuaj për gjatë kohë në krah apo shumë shpesh – në fakt, është mirë për ta. 

Hulumtimi i kryer në во Nationëide Children’s Hospital  në Ohaio ka treguar se prekja është një pjesë kyçe e zhvillimit të foshnjës dhe në fakt ka përfitime serioze. Studiuesit kryen një studim tek 125 foshnja, disa prej të cilëve kanë lindur para kohe. 

Atë që ata zbuluan është se, foshnjat e lindura para kohe reagojnë më pak ndaj prekjes se të tjerët. Por interesant është fakti se foshnjat e lindura para kohe që prekeshin butësisht më shpesh nga prindërit dhe kujdestarët e tyre në spital, kishin reagime më të forta sesa foshnjat e lindura para kohe që nuk prekeshin ose mbaheshin aq shpesh. Hulumtimi zbuloi gjithashtu se fëmijët që kishin procedura të dhimbshme mjekësore në ditët e tyre të para priren t’i përgjigjen më pak prekjes. 

Pra, çfarë do të thotë e gjithë kjo? 

Sipas Dr. Natali Mejtre, shkencëtare kryesore në hulumtim, kjo do të thotë se prekja në fakt ka një efekt të qëndrueshëm në trurin e foshnjave, gjë që mund të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e tyre njohës, komunikimin dhe sjelljen më vonë në jetë. 

“Rezultatet tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj prekjes mbështetëse mund të ndikojë në fakt në mënyrën se si truri përpunon prekjen, sensacion e cila i duhet më vonë në jetë fëmijës për të mësuar dhe njëkohësisht edhe për lidhjen socio-emocionale”, thotë Dr. Mejtre. 

Ideja se mund ta “llastosh” një fëmijë duke e mbajtur shumë shpesh është e vjetër prej dekadash. Për fat të mirë, shumica e prindërve nuk e ndjekin këtë këshillë. Instinkti për të prekur, mbajtur dhe përqafuar një foshnjë është aq i fortë, dhe siç vërteton ky studim, ka një arsye të rëndësishme për këtë. Prekjet dhe përqafimet e buta formësojnë fjalë për fjalë mënyrën se si bebet do të përjetojnë dhe reagojnë ndaj botës përreth tyre. Kështu që herën tjetër kur të tjerët t’ju thonë se po e mbani në krahë fëmijën tuaj shumë shpesh, sigurohuni që në fakt po bëni pikërisht atë që i nevojitet foshnjës.