Ecja mbron nga vdekja e parakohshme

Personat të cilët ecnin gjashtë orë në javë pa kryer ndonjë aktivitet tjetër, vdiqën nga sëmundjet respiratore për 35% më pak.

Për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme, është e mjaftueshme ecja prej vetëm minutash në ditë, konstatuan shkencëtarët e Shoqatës Amerikane për Onkologji.

Njerëzit që ruanin nivel minimal të aktivitetit fizik, vdisni më rrallë sesa njerëzit që nuk e praktikonin fare këtë, njoftoi e përditshmja britanike Daily Mail.

Studiuesit i analizuan shprehitë e 140 000 personave. Të gjithë të moshës së mesme, nga 70 vjet. Ata zbuluan se vetëm 42% e pjesëmarrësve të moshës nga 65-74 vjeçare dhe 28% e atyre të moshës 75 vjeçare e më lart, ishin mjaft aktivë. Madje edhe ata pjesëmarrës të cilët lëviznin nën normalen, jetonin më gjatë se ata që nuk ecnin fare.

Specialistët rekomandojnë 10 000 hapa në ditë.

Ecja, sipas studimit, kryesisht i zvogëloi gjasat e vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve respiratore. Personat të cilët ecnin gjashtë orë në javë pa kryer ndonjë aktivitet tjetër, vdiqën nga sëmundjet respiratore për 35% më pak. Përveç kësaj, ecja zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit për 9% dhe sëmundjet kardiovaskulare me mbi 20%.