EKSPERTËT PARALAJMËROJNË PËR PANDEMINË DHE SHËNDETIN MENDOR: Në muajt e ardhshëm mund të rritet incidenca e depresionit, ankthit, agorafobisë…

PSTD, çrregullimi i stresit post-traumatik, më së shpeshti lidhet me veteranët e luftës, por mund ta nxisë çdo traumë e madhe dhe ngjarje stresuese në të cilën ndjehemi të kërcënuar për jetë: sulm seksual, fatkeqësi natyrore, sulm terrorist, aksident i rëndë trafiku, por edhe pandemi.

Pandemia me COVID-19 dhe karantinën nën të cilën ishin (disa vazhdojnë të jenë akoma) qytete, rrethe dhe shtete të tëra, në mënyrë të pashmangshme lënë shenjë në shëndetin mendor të individit dhe komunitetit. Të gjithë me një situatë deri më tani të panjohur – pasigurtë, frika nga sëmundja e panjohur dhe distancimi shoqëror – sillen ashtu siç dinë dhe munden, me siguri më shumë kohë pasi të mbarojë pandemia, ne do t’i ndiejmë pasojat e saj, jo vetëm ekonomikisht, por edhe psiqikisht.

TE DISA MUND TË ZHVILLOHET ÇRREGULLIMI I STRESIT POST-TRAUMATIK (PSTD)

PSTD, çrregullimi i stresit post-traumatik, më së shpeshti lidhet me veteranët e luftës, por mund ta nxisë çdo traumë e madhe dhe ngjarje stresuese në të cilën ndjehemi të kërcënuar për jetë: sulm seksual, fatkeqësi natyrore, sulm terrorist, aksident i rëndë trafiku, por edhe pandemi.

Pandemia e koronavirusit është përvojë veçanërisht traumatike për një numër arsyesh, thotë Amelia Aldao, psikologe nga New York e specializuar për ankthin.

“Pothuajse të gjithë ndjenin frikë nga sëmundja, veçanërisht në zonat shumë të prekura. Ndërsa masat e distancimit social mund të ndryshojnë thellësisht shëndetin mendor të dikujt, pasiqë me ta shfaqet pikëllimi sepse jeta jonë shoqërore ka ndryshuar aq shumë dhe do të vazhdojë të ndryshojë. Një element shtesë, veçanërisht traumatik është pasiguria: ne nuk e dimë kur fëmijët do të kthehen në shkollë, kur do të hapen kufijtë, nëse sëmundja do të kthehet… Kështu, pasiguria e madhe shkakton ankth për ne dhe rrit nivelin e stresit, ndërsat situatat e tilla krijojnë lehtësisht trauma”, thekson Aldao.

Janë ngritur shqetësime në lidhje me simptomat e mundshme të ngjashme me PSTD te njerëzit që janë izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë, thotë psikologu Elisa Bardash.

Pasiguria e madhe shkakton ankth për ne dhe rrit nivelin e stresit

MË SHUMË ANKTH DHE FRIKË PËR TË DALË

Gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën janë të shqetësuar për shëndetin e tyre, por edhe për rikthimin në publik. Për disa, ankthi mund të zhvillohet në agorafobi, frika nga hapësira e hapur. Njerëzit me këtë çrregullim ankthi përjetojnë frikë të thellë për të lënë shtëpinë e tyre ose ndonjë hapësirë ​​tjetër në të cilën ata ndjehen të sigurt, ndërsa dalja jashtë mund të shkaktojë panik ose ndjenjë të pafuqisë, siklet dhe kurth.

DEPRESIONI DHE “LODHJA”

Distancimi shoqëror mund të çojë në rënie e përkrahjes së perceptuar sociale (atë që ne besojmë se marrim nga miqtë dhe familja) dhe aplikimin e mbështetjes sociale (mbështetje të matshme sociale që marrim në të vërtetë), thotë Sarah Lo, psikologe në Shkollën e shëndetit publik Jeil.

“Mungesa e mbështetjes sociale mund të rrisë rrezikun e vështirësive të ndryshme mendore, përfshirë depresionin. Megjithëse njerëzit janë të lidhur në mënyrë virtuale, ai nuk mund të zëvendësojë mjaftueshëm mbështetje të rregullt nga anëtarët e ndryshëm të një rrjeti social – përveç miqve dhe familjes, janë edhe kolegët, fqinjët, kamerierët, shitësit”, thekson Lo.

Të shihesh me miqtë dhe familjen në ekran mund të jetë melhem plagësh, por thjesht nuk është si takimi live. Mbështetja e dobët sociale është e lidhur me depresionin, ndërsa vetmia rrit rrezikun e depresionit, vetëvrasjes, alkoolizmit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga ana tjetër, shumë njerëz ndjehen të lodhur nga ekranet, dhe bëhen “të lodhur”, gjë që zvogëlon motivimin për të vazhduar kontaktet virtuale, gjë që mund të rrit problemin e vetmisë.

Pasojat e mundshme të pandemisë COVID-19 në shëndetin mendor do të zgjasin shumë më gjatë sesa vetë pandemia. Prandaj, psikologët paralajmërojnë se çdo qeveri duhet të sigurojë kushte ekonomike, sociale dhe shëndetësore për të mbrojtur qytetarët e saj, veçanërisht ata më të dobëtit, ndërsa në nivel personal, të gjithë duhet të kujdesen për shqetësimet e tyre para se të bëhet diçka më e madhe.