Ekspertët zbuluan se në cilën moshë nënat kanë rrezikun më të ulët të komplikimeve të shtatzënisë

Edhe pse disa ekspertë thonë se të njëzetat janë më të idealet për lindjen e fëmijëve, disa të tjerë vënë në dukje se edhe nënat në moshë të pjekur bartin me vete edhe anët pozitive si mbështetjen dhe durimin që vjen me pjekurinë.

Mëmësia është zgjedhja e çdo gruaje dhe ata që vendosin të kenë fëmijë sot zakonisht e shtyjnë atë për shkak të stileve të ndryshme të jetesës dhe rrethanave që u imponohen. Duke qenë se shumica e njerëzve duan të arrijnë karrierën e tyre, roli i nënës shpesh e “duron” këtë dhe shumë gra nuk e kuptojnë se me kalimin e kohës, shtatzënia e mëvonshme mund të jetë më e rrezikshme. Edhe përskaj kësaj, gratë pajtohen me atë se kur janë të përgatitura për të qenë nëna po njëkohësisht edhe kur ndjejnë se kushtet janë plotësuar.

Zona e artë

Edhe pse disa ekspertë thonë se të njëzetat janë më të idealet për lindjen e fëmijëve, disa të tjerë vënë në dukje se edhe nënat në moshë të pjekur bartin me vete edhe anët pozitive si mbështetjen dhe durimin që vjen me pjekurinë. Megjithatë, shkencëtarët prej vitesh janë përpjekur të kuptojnë moshën ideale për të pasur një fëmijë dhe tani një studim konfirmon se ekziston një “kufi” ideal.

Kur bëhet fjalë për të lindur një fëmijë, shkencëtarët pohojnë se ekziston e ashtuquajtura zonë e artë për gratë kur ato mund të kenë shtatzëninë më të sigurt. Përfundimi i një studimi të 3000 lindjeve tregon se gratë e moshës 23 deri në 32 vjeç janë në rrezikun më të ulët të defekteve të lindjes që mund të shfaqen tek foshnjat.

Sipas të dhënave që ka në dispozicion studimi, nënat dhe vajzat adoleshente në të njëzetat e hershme më shpesh lindnin fëmijë me defekte të sistemit nervor qendror që ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe shtyllës kurrizore. Nga ana tjetër, shtatzënia në mosh të pjekur ishte më së shumti e lidhur me deformimet e kokës, qafës, syve dhe veshëve, shkruan Daily Mail.

Trendi i mëmësisë së vonshme

Nënat e reja janë shpesh të papërgatitura për shtatzëninë dhe janë të ekspozuara ndaj shumë faktorëve jo të shëndetshëm si alkooli dhe droga, thonë studiuesit, ndërsa nënat më të vjetra janë më të ekspozuara ndaj disa faktorëve të jashtëm që nuk mund t’i kontrollojnë vërtet, siç është ndotja e ajrit, e cila konsiderohet si një nga shkaqet e defekteve të lindjes.

Studimi sqaron informacionin se mosha mesatare e nënave të reja në Amerikë ka arritur një pikë kulminante në histori. Sipas këtyre të dhënave, gratë në Amerikë lindin për herë të parë në një moshë mesatare prej 30 vjetëve, ndërsa në retrospektivë ishte 27 në vitin 2000. Nëse shkojmë pak më tej në të kaluarën, në vitin 1970 gratë kanë lindur mesatarisht vetëm në moshën 24 vjeçare. Trendi i mëmësisë së mëvonshme shoqërohet shpesh me ndryshime në vlerat familjare, pasi gratë i japin gjithnjë e më shumë përparësi karrierës së tyre dhe rritja e kostove konsiderohet si një nga arsyet e vonesës së prindërimit.

Përktheu dhe përshtati:S.N