Është koha për bamje

Bamja është bimë bishtajore e pasur me fibra, e cila është e rëndësishme për ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit në gjak.

Bamjet përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme, veçanërisht vitamina të grupës B, si acid folik, vitaminë B1, B2 dhe sidomos vitaminë B6 (një porcion mesatare bamje përmban 10% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës B6). Bamjet përmbajnë polisaharide të cilat e përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe veprojnë si  stimulues. Janë të pasura me antioksidantë, sidomos me epikateinë, kateinë, rutinë dhe kuarcetin. Rutini u siguron forcë enëve të vogla të gjakut, ndërsa kuarcetini është i mirë për rrugët e frymëmarrjes.

Për shkak të këtyre materjeve, si shtojcë e një vakti bamja mund të zvogëlojë absorbimin e sheqerit në gjak dhe është i mirë për ata që kanë nevojë të mbajnë në nivel normal glukozën në gjak.

Përveç përfitimeve shëndetësore, bamja është e shkëlqyeshme për përgatitjen e salcave dhe supave të ndryshme, pasi që përmban lëng xhelatinoz i cili përzihet mirë me ushqimet e gatuar.

Niveli i lartë i pektinit në bamje ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak deri në 10%. Aftësia e tyre për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut kontribuon në funksionimin më të mirë të trurit (kujtesës).