Faktorët që shpien në sëmundje të zemrës: A jeni shpesh të hidhëruar dhe të tërbuar? Keni pesë herë më shumë shanse për sulm në zemër!

Sëmundjet kardiake zakonisht janë gjenetike, por mund të shfaqen edhe si rezultati i ushqimit jo të shëndetshëm, aktivitetit jo të mjaftueshëm fizik dhe pirja e duhanit, përveç së cilave shfaqet edhe kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut dhe aritmia.

Sëmundjet e zemrës përfshijnë probleme shëndetësore të muskulit të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilat mund të çojnë në dështimin e zemrës. Sëmundjet kardiake zakonisht janë gjenetike, por mund të shfaqen edhe si rezultati i ushqimit jo të shëndetshëm, aktivitetit jo të mjaftueshëm fizik dhe pirja e duhanit, përveç së cilave shfaqet edhe kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut dhe aritmia.

Këta janë faktorët që rrisin gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës:

Pjesëmarrja në trafik

Besoni ose jo, zhurma e trafikut mund të rrisë tensionin e gjakut dhe të rrisë rrezikun e dështimit të zemrës. Çdo 10 decibel shtesë e rrit rrezikun ndaj sulmit të zemrës. Shkencëtarët besojnë se kjo lidhet me mënyrën se si trupin reagon ndaj stresit.

Migrena

Ende nuk është e qartë se pse, por nëse vuani nga migrena, keni më shumë gjasa për goditje në tru dhe sulm në zemër. Kërkoni këshilla nga mjeku rreth asaj se si t’i shëroni kokëdhimbjet e forta.

Dhuna dhe abuzimi në fëmijëri janë të lidhura me tensionin e lartë të gjakut, obezitetin dhe diabetin në moshën madhore.

Fëmijë

Nëse jeni prind, keni më shumë shanse për një sulm në zemër. Rreziku rritet tek gratë të cilat kanë pasur abort ose që kanë hequr vezoret.

Rritja e shkurtër trupore

Njerëzit me rritje të shkurtër trupore kanë 8% më shumë shanse për sëmundje të zemrës. Gjithashtu është vërtetuar se kanë nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

Vetmia

Vetmia shoqërohet me nivele të larta të stresit dhe tensionin e lartë të gjakut. Nëse jeni vetëm, regjistrohuni në ndonjë sport ekipor ose bashkangjituni ndonjë klubi malor.

Barna kundër ADHD

Medikamente që e rrisin përqendrimin mund të rrisin numrin e rrahjeve të zemrës dhe të rrisin tensionin e gjakut. Gjatë një periudhe të gjatë kohore, kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës. Bisedoni me mjekun për efektet e barnave të ADHD-së që po merrni dhe efektet e tyre mbi shëndetin e zemrës suaj.

Edhe dy orë pas “shpërthimit” të emocioneve, trupi juaj është i ndjeshëm dhe shpesh shfaqet aritmia

Orari i gjatë i punës

Njerëzit të cilët punojnë më shumë se 55 orë në javë, kanë më shumë gjasa që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare ose të pësojnë sulm në zemër. Orari i gjatë i punës nënkupton ushqim jo të rregullt, stres dhe të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve

Bakteret e gojës, përfshirë edhe sëmundjen periodontale, mund të ndërhyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të ndezin muret e arteries, gjë që çon në rritjen e indeve yndyrore në to. Nëse mishrat u gjakosen gjatë kohës që i lani dhëmbët, sigurohuni që të njoftoni dentistin dhe mjekun tuaj.

Njerëzit të cilët punojnë më shumë se 55 orë në javë, kanë më shumë gjasa që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare ose të pësojnë sulm në zemër.

Fëmijëri e vështirë

Dhuna dhe abuzimi në fëmijëri janë të lidhura me tensionin e lartë të gjakut, obezitetin dhe diabetin në moshën madhore. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Nëse keni përjetuar çfarëdo forme abuzimi ose dhune në fëmijëri, rekomandohet që të bisedoni me një psikiatër ose psikolog për të larguar pasigurinë tuaj dhe për të jetuar një jetë të lumtur.

Grip

Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit e prekur nga gripi, pas një jave, kishin më shumë gjasa ndaj sulmit në zemër. Mjekët akoma nuk mund ta zbulojnë këtë lidhje, por besojnë se ky fenomen lidhet me proceset inflamatore në trup.

Hidhërim

Nëse shpesh jeni i hidhëruar dhe i tërbuar, ju keni pesë herë më shumë gjasa për sulm në zemër. Madje edhe pas dy orëve të “shpërthimit” të emocioneve, trupi juaj është i ndjeshëm dhe shpesh shfaqen aritmitë dhe sëmundjet e zemrës. Nëse nuk mund t’i kontrolloni emocionet e juaja, bisedoni me mjekun për mjete qetësuese, ushtroni yoga ose mësoni teknikat e frymëmarrjes të cilat në të njejtën kohë do t’ju relaksojnë, shkruan “webmd”.