Faktorët që ndikojnë në kolesterolin e lartë

Kur trupi ka më shumë kolesterol sesa duhet, ai fillon të grumbullohet në arterie. Kjo gjendje njihet si aterosklerozë dhe mund të çojë në probleme të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Kolesteroli është lloj yndyre (lipide) e pranishme në gjak. Qelizat kanë nevojë për kolesterol për të funksionuar normalisht. Sidoqoftë, kolesteroli i lartë mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin, ndërsa fitohet nga ushqimet yndyrore që konsumoni.

Kur trupi ka më shumë kolesterol sesa duhet, ai fillon të grumbullohet në arterie. Kjo gjendje njihet si aterosklerozë dhe mund të çojë në probleme të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Cilët faktorë ndikojnë më shumë në nivelin e kolesterolit?

Pasiviteti – Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm mund të çojë në rritje të nivelit të kolesterolit të keq në gjak.

Mosha – Niveli i kolesterolit zakonisht fillon të rritet pas moshës 20 vjeçare.

Ushqimi i keq – Konsumimi i yndyrave të ngopura që gjenden në produktet shtazore dhe trans yndyrnat që gjenden në produktet ushqimore komerciale mund të ndikojnë ndjeshëm në nivelin e kolesterolit.

Obeziteti – Pesha e tepërt trupore gjithashtu ndikon në rritjen e rrezikut të kolesterolit të lartë.

Pirja e duhanit – Pirja e duhanit i dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ata të prirur për akumulimin e depozitave yndyrore.

Diabeti – Sheqeri i lartë në gjak kontribuon në nivelin e lartë të kolesterolit të rrezikshëm, të quajtur lipoproteina, dhe  dëmton mukozën arteriale.