Fasulet – për zemër dhe enë të gjakut të shëndetshme

Ky artikull ushqimor është burim i mrekullueshëm i magnezit, i cili pavarësisht të gjitha efekteve pozitive, konsiderohet si mineral antistresi i cili është i rëndësishëm për funksionin e muskujve dhe sistemit nervor.

Fasulet janë bimë që e përmirësojnë shëndetin e zemrës. Kjo bishtajore është burim i pasur i fibrave dietike që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe krijojnë acid folik, ndërsa këto janë procese të cilat janë kyçe për ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut.

Ky artikull ushqimor është burim i mrekullueshëm i magnezit, i cili pavarësisht të gjitha efekteve pozitive, konsiderohet si mineral antistresi i cili është i rëndësishëm për funksionin e muskujve dhe sistemit nervor.

Ushqimi që është i pasur me fasule, ndihmon që organizmi të shndërrojë sheqerin në energji të përdorshme. Përveç kësaj, fasulet treten ngadalë, që do të thotë se ata ofrojnë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë, gjë që zvogëlon nevojën për marrjen e kalorive të panevojshme. Fasulet, si dhe bishtajoret tjera, janë zëvendësues i shkëlqyeshëm i mishit, pasi përmbajnë përqindje të madhe të proteinave.

Studimet kanë treguar se fasulet zvogëlojnë gjasat ndaj kancerit në zorrën e trashë, pasiqë me sukses i mbledh toksinat në zorrë. Përveç kësaj, efekt anti-kancerogjen kanë më shumë fasulet e errëta, sesa ato të bardhat ose të verdhat.

Interesant është fakti se fasulet mund të ndihmojnë edhe në ndërprerjen e pirjes së duhanit. Ato rrisin bazën në organizëm, gjë që ndikon në dëshirën e reduktuar për nikotinë.

Qetësoni lukthin e irrituar 

Rreth 100 gram fasule të pjekura zieni për 30 minuta në gjysmë litër ujë dhe në fund pasi të jenë zier shtoni pak kripë. Kullojini dhe pini nga uji ku fasulet u zien një deri dy herë në ditë. Ky është një ilaç i mrekullueshëm për dhimbjet e lukthit dhe stomakut.