Frutat dhe perimet i mbrojnë funksionet njohëse

Mendohet se, për këtë efekt mbrojtës meritor janë antioksidantët dhe përbërësit ushqimor bioaktiv të artikujve ushqimor të përmendur.

Njerëzit që konsumojnë sasi të madhe frutash dhe perimesh në periudhën e moshës së mesme, kanë më shumë gjasa që të ruajnë aftësitë e tyre njohëse gjatë pleqërisë, tregon studim i cili përfshiu 27 800 të anketuar të moshës mesatare prej 51 vjetësh.

Rezultatet e hulumtimit treguan se perimet me gjethe jeshile, frutat e pyllit dhe lëngu i portokallit, kontribuojnë shumë në ruajtjen e funksioneve njohëse.

Mendohet se, për këtë efekt mbrojtës meritor janë antioksidantët dhe përbërësit ushqimor bioaktiv të artikujve ushqimor të përmendur më lartë.

Rezultatet e këtij studimi ofrojnë dëshmi shtesë se zgjedhja e ushqimit është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të trurit.