Frutat e thatë – burim i pasur i acidit folik

Frutat e thata fitohen në atë mënyrë ku pothuajse e gjithë përmbajtja ujit hiqet përmes metodës së të dehidratimit, me çka fitohen fruta të vogla dhe të pasura me energji. Subjekt i kësaj procedure janë rrushi, kumbullat, fiqi, kajsitë dhe hurmat, si dhe llojet tjera të frutave (boronicat e kuqe, mollat, vishnjat, bananet, ananasi, kivi, mango, papaja dhe të tjera)

Megjithëse nuk përmban shumë vitaminë C si frutat e freskëta, frutat e thata përafërsisht  përmbajnë të njëjtën sasi lëndësh ushqyese në formë të kondensuar, kështu që një porcion mund të ofrojë përqindje të madhe të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

Frutat e thata janë burim i mrekullueshëm i acidit folik, kaliumit dhe antioksidantëve, sidomos polifenoleve – të cilat janë të dobishme për shëndetin sepse e stimulojnë qarkullimin e gjakut, lehtësojnë sistemin digjestiv, parandalojnë dëmtimin oksidativ të qelizave dhe zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve të shumta.

Rezultatet e disa studimeve tregojnë se, njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë fruta të thata, marrin në më shumë lëndë ushqyese dhe janë më pak të prirur ndaj obezitetit se sa ata që nuk e kanë këtë zakon. Përveç kësaj, frutat e thatë sigurojnë ndjenjën e ngopje, përmbajnë indeks glikemik me vlerë mesatare, për këtë arsye është mjet i mrekullueshëm për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, por edhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës – sepse e ul tensionin e gjakut, si dhe nivelin e kolesterolit të keq.

Kumbullat e thata njihen si laksativë natyrale, për këtë arsye ata janë mjet i shkëlqyeshëm për mbajtjen e traktit digjestive të shëndetshëm. Rrushi i thatë, fiqtë e thatë, kajsitë dhe hurmat janë të pasura me hekur dhe janë aleat efektiv në luftën kundër anemisë.