Gjashtë arsyet që tregojnë pse cikli mujor është vonuar, por që nuk ka të bëj me shtatzaninë

Mungesa e ciklit të rregullt menstrual, mund të jetë efekt anësor i padëmshëm i ndonjë preparati që keni marrë për shtatzani të padëshiruar.

Mungesa e papritur e ciklit mujor, kur nuk jeni shtatzane, mund të jetë një moment kur do të shqetësoheni, por ekzistojnë disa faktorë që mund të jenë shkak për këtë.

Aktivitet i tepërt fizik ose ulja e tepërt e peshës trupore

Nëse indeksi i masës trupore bie ndjeshëm nën 18 ose 19, kjo mund të ndikojë në mungesën e ciklit mujor. Megjithatë, kjo nuk bazohet në indeksin e masës trupore. Sëmundje të rënda, si anoreksia dhe bulimia, gjithashtu mund të shkaktojnë vonesë të ciklit menstrual. Mund të jetë edhe pasojë e stërvitjes së tepruar.

Stresi

Ndonjë ngjarje tragjike në jetën tuaj mund të shkaktojnë amenorrhe të hipotalamusit. Kjo pjesë e veçantë e trurit, hipotalamusi, në fakt është vendi ku rregullohen shumica e hormoneve që kanë të bëjnë me ciklin mujor. Stresi ka efekt të madh mbi hipotalamusin. Nëse përballeni me ndonjë sfidë të madhe jete, rast vdekje në familje ose ngjarje stresuese – kjo mund të jetë arsyeja për mungesën e ciklit mujor.

Funksionimi negativ i gjëndrës tiroide

Gjëndra tiroide rregullon metabolizmin. Përveç kësaj, ajo menaxhon edhe shumë sisteme të tjera në organizëm, në mënyrë që gjithçka të funksionojë normalisht. Mosfunksioni i saj mund të ndikojë në ciklin mujor.

Sindromi ovarian polycystic

Ky është mosbalancimi i hormoneve që çon në ovulacion të zvogëluar, duke rezultuar kështu me ndryshim të nivelit të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit. Sindromi ovarian polycystic mund të shkaktojë cikël jo të rregullt, por gjithashtu mund të çojë edhe në ndalesë të plotë të ciklit.

Kontraceptivët

Mungesa e ciklit të rregullt menstrual, mund të jetë efekt anësor i padëmshëm i ndonjë preparati që keni marrë për shtatzani të padëshiruar. Përdorimi i disa kontraceptivëve mund të çojë në cikël jo të rregullt, kështu që para se të filloni përdorimin e tyre, fillimisht duhet të konsultoheni me gjinekologun.

Menopauza e hershme

Zakonisht shfaqet tek femrat e moshës 30 vjeçare, por pavarësisht mungesës së ciklit, simptomat më të zakonshme janë edhe valët e nxehtësis, djersitja gjatë natës dhe thatësia vaginale. Kjo gjendje nuk është edhe aq e zakonshme, kështu që do të ishte mirë të shkoni te gjinekologu për të hequr çdo dyshim.