Gjendja psiqike ndikon në madhësinë e gjoksit

Studimi përfshiu 59 vajza të reja midis moshës 12 dhe 21 vjeçare, tek të cilat njëri gji është më i vogël për të paktën një madhësi më i vogël sesa gjiri tjetër.

Gjinjtë jashtëzakonisht të mëdhenj ose jo simetrik tek adoleshentët, mund të jenë pasojë e problemeve psikologjike, paralajmërojnë ekspertët.

Vajzat me gjinjtë asimetrik zakonisht kanë vetëbesim të ulët dhe janë më të izoluara nga shoqëria sasa bashkëmoshataret e tyre.

Studimi i parë i tillë analizon ndikimin e shëndetit mendor mbi madhësinë e gjoksit. Efekti është negativ edhe tek vajzat me gjinj të vegjël, si dhe tek adoleshentet me masë jashtëzakonisht të madhe të gjoksit.

Një ekip mjekësh nga Spitali i Fëmijëve në Boston, i këshillon prindërit të cilët vërejnë probleme të ngjashme, të marrin masa në kontrollimin e peshës trupore dhe të konsultohen me mjekun.

Studimi përfshiu 59 vajza të reja midis moshës 12 dhe 21 vjeçare, tek të cilat njëri gji është më i vogël për të paktën një madhësi më i vogël sesa gjiri tjetër. Studimi zbuloi se 40% e vajzave në botë kanë deformime të gjinjëve, gjendje kjo, në të cilën gjinjtë nuk zhvillohen normalisht.