“Gjenetika e keqe” arsyeja për shkurorëzim

Hulumtuesit shpresojnë se studimi i problemit në nivelin gjenetik, si dhe analiza e "dosjes familjare", do të ndihmojë në uljen e numrit shkurorëzimeve në të ardhmen.

Shkencëtarët nga SHBA dhe Suedia kanë zbuluar se shkaku i divorcit dhe problemeve familjare më së shumti është për shkak të “gjenetikës së keqe”. Specialistët analizuan statistikat e divorcit në Suedi dhe arritën në përfundimin se të porsamartuarit, prindërit e të cilëve kishin pasur disa martesa shpesh përsërisin përvojën e tyre. Faji për këtë jo detyrimisht i përket edukimit dhe atmosferës shtëpiake, por predispozicionit gjenetik. Përfundimi i hulumtimit u botua në Universitetin e Virxhinias.

Shkencëtarët studiuan të dhënat martesore dhe ditaret e të anketuarve dhe arritën në përfundimin se, njerëzit e përsërisin historinë e sjelljes së prindërve biologjikë.

“Kemi dëshmuar bindshëm se faktorët gjenetikë përcaktojnë ndjeshëm prirjen për divorc, që do të transmetohet nga brezi në brez”, thotë një nga autorët e studimit, Jessica Salvatore.

Hulumtuesit shpresojnë se studimi i problemit në nivelin gjenetik, si dhe analiza e “dosjes familjare”, do të ndihmojë në uljen e numrit shkurorëzimeve në të ardhmen.