Gratë e lindura me prerje cezariane janë më të rrezikuara nga obeziteti dhe diabeti

Në krahasim me lindjen natyrale, lindja cezariane rit rrezikun nga obeziteti për 11 për qind, ndërsa rrezikun e diabetit të tipit 2 e rrit për 46 për qind.

Gratë e lindura me prerje cezariane duket se janë në rrezik më të madh për zhvillimin e mbipeshës dhe diabetit të tipit 2 në moshë madhore, sugjeron një studim i ri. Në Shtetet e Bashkuara, lindja me prerje cezariane përbën rreth një të tretën e të gjitha lindjeve.

Duhet përmendur se rreziqet e komplikimeve kirurgjikale janë tre herë më të mëdha për lindjen cezariane se sa për lindjen vagjinale tek gratë e së njëjtës moshë, dhe faktorë të tjerë të ngjashëm. Këto rreziqe përfshijnë arrest kardiak, heqje e mitrës, infeksion pas lindjes dhe mpiksje gjaku që mund të rezultojë në goditje të trurit.

Gjithashtu, foshnjat e lindura me prerje cezariane zakonisht kanë më shumë gjasa të kenë probleme me frymëmarrjen.

Në krahasim me lindjen natyrale, lindja cezariane rit rrezikun nga obeziteti për 11 për qind, ndërsa rrezikun e diabetit të tipit 2 e rrit për 46 për qind.

Pse është kjo është kështu, ende është e qartë. Megjithatë, ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve të dyshohet se janë pjesërisht përgjegjëse.

Burimi: JAMA Network Open 

Përktheu dhe përshtati:S.N