Gratë që ushqehen shëndetshëm mund ta shtyjnë menopauzën për tre vjet

Ajo çka hani mund të ndikojë në atë se kur do të hyni në menopauzë. Peshku, pastat dhe disa ushqime të tjera mund të ndikojnë në ndryshimet hormonale.

Ekzistojnë mjaftë faktorë që mund të ndikojnë në fillimin e menopauzës, si gjenetika, pirja e duhanit, kimioterapia… por studim i ri i Universitetit Leeds zbuloi se si mund të ndikojë në fillimin e menopauzës edhe ajo që hani.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se të ushqyerit që përbëhet nga artikujt ushqimor të shëndetshëm, si bizelet dhe peshku i yndyrshëm, ndikojnë në fillimin e menopauzës edhe atë së paku për tre vjet. Gratë, të cilat rregullisht konsumojnë pasta dhe oriz, mund të hyjnë në menopauzë 18 muaj më herët se sa mesatarja.

Koha e fillimit të menopauzës mund të shkaktojë pasoja shëndetësore, nuk ka rëndësi nëse në këtë periudhë keni hyrë shumë herët ose shumë vonë, ajo lidhet me zhvillimin e kancerit të gjirit, kancerit ovarian dhe të mitrës.

“Problemet që lidhen me hyrjen e hershme në menopauzë përfshijnë rrezik të rritur të  sëmundjeve të zemrës dhe eshtrave, zhvillimin e depresionit, demencës dhe mosfunksionimit seksual”, thekson Dr. Philip Sarell, duke shtuar se përfitimet nga ushqimi i duhur janë të larta, ndërsa ky studim është një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë faktorët që ndikojnë në fillimin e menopauzës, sidomos për gratë që kanë prirje për të hyrë para kohe në menopauzë.