Guri dental mund të shkaktojë sëmundje serioze

Shfaqet kur tek dhëmbët mbetet biofilm (mbetjet nga ushqimi) të cilat nuk kemi arritur të heqim me higjienën e përditshme orale dhe çdo gjë që mbetet në sipërfaqen e dhëmbit mineralizohet brenda 48 orëve.

Guri dental është mbulesë e fort në sipërfaqen e dhëmbit e shkaktuar nga mineralizimi i pllakut dental. Më së lehti formohet në zonën e anës së brendshme të dhëmbëve të përparëm të poshtëm, si dhe dhëmbët e sipërm anësor.

Ai shfaqet kur tek dhëmbët mbetet biofilm (mbetjet nga ushqimi) të cilat nuk kemi arritur të heqim me higjienën e përditshme orale dhe çdo gjë që mbetet në sipërfaqen e dhëmbit mineralizohet brenda 48 orëve. Për këtë arsye, mund të thuhet se baza e gurit dental është pllaku dental.

Asnjëri prej nesh nuk mund t’i pastrojë dhëmbët në mënyrë të përkryer, por të gjithë duhet të përpiqemi t’i zgjedhim me kujdes mjetet për higjenën orale për të arritur një përqindje më të mirë, që do të thotë një furçë dhëmbësh të butë dhe mjete për pastrimin e hapësirave midis dhëmbëve (peri dental, furçë të veçantë…).

Guri dentar nuk ndodh vetëm tek njerëzit me higjienë jo të mirë orale, por gjithashtu mund të ketë të bëj me disa anomali ortodontike (dhëmbë të ngushtë, të dalë), pastrimi i të cilëve është i vështirë dhe prandaj edhe mundësia e krijimit të gurit dentar është më e madhe. Ky fenomen nuk lidhet me moshën, kështu që mund të ndodh edhe në fëmijëri.

Guri dentar paraqet problem për shëndetin oral, pasiqë i ngjitur fort për dhëmbët, mban bakteret dhe shkakton inflamacion të mishit të dhëmbëve (gingivitit).

Por me mbajtjen për një kohë të gjatë në sipërfaqen e dhëmbëve paraqet problem potencial për shfaqjen e sëmundjeve parodonte. Nëse guri dental nuk pastrohet për një kohë të gjatë vjen deri te inflamacioni i zgavrës së gojës, tërheqja e mishit të dhëmbëve dhe prishja e aparatit mbështetës të dhëmbëve, gjë që sigurisht nuk është në harmoni me shëndetin oral dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të organizmit.