HISTORIA E MJEKËSISË: Transplantimi i mitrës

Foshnja e parë e lindur nga nëna me mitër të transplantuar është në tetor të vitit 2014. Foshnja ishte mashkull, peshonte 1.8 kilogram dhe lindja u bë përmes seksionit cezarian në javën e 32-të të shtatzanisë, pasi që nëna zhvilloi preeklampsi.

Infertiliteti i mitrës është një lloj infertiliteti femëror për të cilin nuk ka shërim. Vlerësohet se mbi 200,000 gra në Evropë kanë infertilitet në mitër.

Përpjekja e parë për transplantimin e mitrës është bërë në vitin 2000 në Arabinë Saudite, ku Dr. Uaafa Fagi me sukses transplantoi mitrën, të marrë nga një grua 46-vjeçare në një vajzë 26 vjeçare, mitra e të cilës u dëmtua si pasojë e një hemorragji pas lindjes.

Duke pasur parasysh se pacientja në fund, pra pas 99 ditësh, për shkak të nekrozës, i duhej t’i hiqej mitra e transplantuar, ky rast për një kohë të gjatë u diskutua nëse ishte i suksesshëm apo jo. Por megjithatë, profesionistët janë të bindur se mitra e vajzës funksionoi për një kohë të caktuar, duke përjetuar kështu dy cikle menstruale. Në atë kohë, për shkak të ndërhyrjes ekstreme dhe ashpërsisë së komplikimeve, anëtarët e bashkësisë mjekësore shprehën shqetësim në lidhje me atë nëse procedura ishte morale ose etike.

Rasti i parë i transplantimit të mitrës që përfshiu një donator të vdekur ndodhi në Turqi më 9 gusht të vitit 2011. Ndërhyrja u krye nga Dr. Omer Ozkan dhe Dr. Munire Akar në Spitalin Universitar Akdeniz në Antalia, edhe atë tek pacientja 21-vjeçare Deriya Sert,e lindur pa mitër. Në këtë rast, pacientja pati sukses afatgjatë me mitrën e transplantuar, duke përjetuar kështu cikle menstruale, edhe dy vjet pas operacionit, si dhe shtatzani. Por Sert në fund përjetoi abort në tremujorin e parë të shtatzënisë, pasi që mjekët nuk arritën të zbulonin veprimin kardiak në fetus, gjë që në thelb është një komplikim i zakonshëm në shtatzani dhe ndoshta nuk kishte të bënte me transplantimin.

Dr. Mats Brännström është mjeku i parë, ku pas transplantimit të kryer të mitrës, u lind foshnja

Në Suedi, në vitin 2012, u krye transplantimi i parë i mitrës nga nëna tek e bija, nga Dr. Mats Brännström, kreu i Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Universitetin e Gothenburgut.

Mirëpo, foshnja e parë e lindur nga nëna me mitër të transplantuar është në tetor të vitit 2014. Foshnja ishte mashkull, peshonte 1.8 kilogram dhe lindja u bë përmes seksionit cezarian në javën e 32-të të shtatzanisë, pasi që nëna zhvilloi preeklampsi. Nëna Malin Stenberg mitrën e morin nga një donatore, 61 vjeçarja, Eva Rosen, mike e familjes.

Foshnja e parë e lindur nga mitra e transplantuar e nënës, Malin Stenberg, quhet Vincent dhe i lindur në shtator të 2014-së

Transplantimi i parë i mitrës në SHBA u bë më 26 shkurt 2016 në klinikën Cleveland, por për shkak të komplikimeve, transplantimi ishte i pasuksesshëm dhe gruas ju hoq mitra. Më vonë, ndërhyrja u krye përsëri dhe fëmija i parë në Shtetet e Bashkuara nga një mitër e transplantuar lindi në nëntor të vitit 2017 në Dallas, nga mitra e dhuruar nga një donator jo direkt i gjallë.

Deri më tani, gjithsej tetë foshnje kanë lindur nga nënat me mitër të transplantuar.

Në Ballkan, transplantimi i parë i mitrës është kryer në Serbi, në Klinikën e Fëmijëve në Tirsova, dhe është transplantimi i parë në botë midis motrave binjake me një vezore. Ndërhyrja u bënë më 26 mars të vitit 2017, ndërsa foshnja lindi në vitin 2018. Transplantimi u krye nga ekipi i Klinikës së Fëmijëve, në krye me Dr. Mats Brännström nga Klinika Universitare e Gothenburgut të Suedisë, si dhe një grup mjekësh nga Harvardi, Izraeli dhe Serbia.

Deri më tani, gjithsej tetë foshnje kanë lindur nga nënat me mitër të transplantuar.