HULUMTIM: Njerëzit që ecin shpejt kanë rrezik më të ulët të zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19

Shpejtësia me të cilën ecën një person mund të jetë tregues i rrezikut të zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19, tregojnë kërkimet e reja. Shpejtësia e lëvizjes shpesh përdoret si tregues i shëndetit fizik.

Studiuesit analizuan të dhënat nga më shumë se 400 000 njerëz nga Regjistri Britanik, i cili ka monitoruar shëndetin e të anketuarve për vite me rradhë. Nga të gjithë të anketuarit, 973 zhvilluan formë të rëndë të COVID-19 pas infeksionit me koronavirusin e ri, për të cilin ata duhej të shtroheshin në spital.

Në krahasim me njerëzit me peshë normale trupore, njerëzit me mbipeshë kanë rrezik më të lartë prej 49% të zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19. Por njerëzit që lëvizin ngadalë kishin rrezikun më të lartë për të zhvilluar formë të rëndë të sëmundjes, pa marrë parasysh faktin a ishin obezë ose jo. 

Për shembull, njerëzit me peshë normale trupore që ecnin ngadalë – më pak se 4.8 kilometra në orë – kishin dy herë më shumë të ngjarë të zhvillonin formë të rëndë të COVID-19 sesa njerëzit me peshë normale trupore që ecnin me shpejtësi më të madhe se 6,4 km/orë. Njerëzit që ecnin ngadalë shpesh kishin çrregullime të tjera shëndetësore.

Shpejtësia e lëvizjes shpesh përdoret për të testuar aftësinë fizike të të rriturve dhe për të parashikuar rrezikun e sëmundjeve, paaftësisë dhe vdekjes.