Hulumtim: Shkuarja në kinema parandalon depresionin

Sa më shpesh që merret pjesë në ngjarje kulturore të tilla dhe të ngjashme, aq më i ulët është rreziku ndaj depresionit, dëshmojnë të dhënat e grumbulluara nga rreth 2000 të anketuar, më të vjetër se 50 vjet.

Shkuarja në një kinema, teatër apo muze mund të jetë mjet efektiv për parandalimin e depresionit, kanë zbuluar hulumtuesit nga University College në Londër. Sa më shpesh që merret pjesë në ngjarje kulturore të tilla dhe të ngjashme, aq më i ulët është rreziku ndaj depresionit, dëshmojnë të dhënat e grumbulluara nga rreth 2000 të anketuar, më të vjetër se 50 vjet.

Studimi tregoi se njerëzit që shkojnë në kinema apo teatër të paktën një herë në muaj, kanë një rrezik prej 48% më të ulët ndaj depresionit.

Lidhja mund të shpjegohet me forcimin e angazhimeve shoqërore, si dhe zvogëlimin e izolimit dhe vetmisë, botuar në British Journal of Psychiatry.

Përveç kësaj, në studimet që zgjatën dhjetë vjet, u vu re se pjesëmarrja nëpër ngjarjet kulturore shoqërohet me rritjen e sekretimit të dopaminës neurotransmetuese, të njohur për stimulimin e disponimit të mirë.