Hulumtim: Vaksina e re mund të parandalojë aknet

Trajtimi i ri i imunoterapisë është shpresë për miliona njerëz në mbarë botën, që vuajnë nga gjendjet e pakëndshme të lëkurës.

Vaksina që trajton dhe parandalon shfaqjen e akneve së shpejti mund të bëhet realitet, pasiqë shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë se si t’i bllokojnë bakteret që e dëmtojnë lëkurën.

Kjo baktere jeton në lëkurë, por shkencëtarët kanë arritur ta parandalojnë prodhimin e toksinave që shkaktojnë inflamacion. Trajtimi është një lloj imunoterapie e cila e përdor sistemi imunitar të trupit për të luftuar bakteret.

Ekspertët nga Universiteti i San Diego-s, raportuan se kishin gjetur një mënyrë për të luftuar aknet. Testet u kryen në minj, por edhe në lëkurën e njeriut. Ata deklaruan se proteinat nga sistemi imunitar – antitrupat e reduktojnë ënjtjen e lëkurës.

Bakteria propionibacterium acnes jeton në lëkurën e shumë njerëzve, dhe jo shpeshherë shkakton pika të kuqe dhe inflamacion. Për të aritur këtë, lirohen toksina të cilat mund të ndalen nga vaksina.

“Trajtimet aktuale të akneve nuk kanë efekt. Me të vërtetë është e nevojshme një terapi e re, e sigurt dhe efektive, veçanërisht për adoleshentët që vuajnë nga aknet”, theksoi udhëhqeësi i studimit Chun-Ming Huang.