HULUMTIMI I RI: Asnjë mutacion i koronavirusit nuk rrit aftësinë për t’u përhapur te njerëzit

Asnjë mutacion deri më tani nuk e ka rritur aftësinë e virusit për t'u përhapur, madje disa e kanë dëmtuar virusin, ka treguar hulumtimi i ri.

Rezultatet e fundit nga një studim i kryer në University College London treguan se asnjë mutacion i koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk e rrit aftësinë e tij për t’u përhapur tek njerëzit.

Studiuesit studiuan 31 lloje të koronavirusit, ku secili qarkullon në mënyrë të pavarur në qytete ose shtete të caktuara, dhe u zbuluan se asnjëri prej tyre nuk kishte rrezik më të lartë të transmetimit nga njëri tek tjetri, në krahasim me të tjerët.

Disa mutacione që ndodhin shpesh janë plotësisht neutrale, ndërsa disa janë lehtësisht të dëmtuar nga vet virusi, kanë zbuluar shkencëtarët.

Disa nga mutacionet më të zakonshme janë shkaktuar nga sistemi imunitar që vepron mbi një person të infektuar, në vend që të përpiqet të përshtatet me vetë virusin duke “infektuar” në mënyrë efektive pacientin, përfunduan studiuesit.

“Duke pasur parasysh se vihet re një numër gjithnjë në rritje i mutacioneve, shkencëtarët po përpiqen me shpejtësi të përcaktojnë nëse disa prej tyre mund ta bëjnë virusin më ngjitës ose vdekjeprurës sesa që është, pasiqë është e rëndësishme të përcaktohet sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Dr. Francois Balou, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London.

“Hulumtuam nëse variantet e reja, të mutuara të virusit kishin një shkallë më të lartë të transmetimit dhe rezultoi se asnjë prej mutacioneve që studionim nuk ishte në favor të virusit”, theksoi Dr. Balou.

Viruset e familjes së koronavirusit, përfshirë edhe këtë të riun, mutohen në tre mënyra.

Mutacioni mund të shkaktohet nga një gabim i replikimit të virusit, pastaj bashkëveprimi me një virus tjetër që infektoi të njëjtën qelizë, dhe nën ndikimin e sistemit imunitar të personit të infektuar.

Deri më tani, në sajë të hulumtimeve globale, janë identifikuar afro 7,000 mutacione të virusit ЅARS-Cov-2. Nga ky numër, 300 mutacione është treguar se kanë aftësinë të ndodhin vazhdimisht, në mënyrë të pavarur, në qytete dhe shtete të ndryshme.

Gjatë studimit, studiuesit studiuan gjenomet e virusit në më shumë se 15,000 pacientë me COVID-19 në 75 vende. Ata u përqëndruan në 31 mutacione, të cilat u shfaqën vetë së paku 10 herë, dhe asnjë prej varianteve të studiuara nuk u tregua se ishte “e dobishme” për virusin, por ishin ose neutral ose e bënë virusin më të dobët.

“Virusi pritet të vazhdojë të mutohet dhe të zhvillohet në drejtime të ndryshme, pasi ai vazhdon të përhapet nëpër popullatë.” Por kjo nuk do të thotë se do të jetë më e rrezikshme ose më e lehtë për t’u shpërndarë”, theksoi Dr. Lucy van Dorp, i cili u morr me këtë studim.