IMUNIZIMI – njëra nga përfitimet kryesore të mjekësisë

Tani kemi vaksina për të parandaluar më shumë se 20 sëmundje kërcënuese për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Imunizimi aktualisht parandalon 3.5-5 milionë vdekje çdo vit nga sëmundje të tilla si difteria, tetanosi, kolla e mirë, gripi dhe fruthi.

Imunizimi është një histori suksesi global, për shëndetin dhe zhvillimin e cila çdoo vit shpëton miliona jetë njerëzish. Vaksinat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes duke punuar me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj për të krijuar mbrojtje. Kur merrni një vaksinë, sistemi juaj imunitar reagon.

Tani kemi vaksina për të parandaluar më shumë se 20 sëmundje kërcënuese për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Imunizimi aktualisht parandalon 3.5-5 milionë vdekje çdo vit nga sëmundje të tilla si difteria, tetanosi, kolla e mirë, gripi dhe fruthi.

Vaksinat shpëtojnë jetë dhe nëse prindërit, kanë ndonjë dilemë, duhet të flasin me mjekun-pediatër. Pikërisht, në këtë temë, në edicionin e parë të podcast-it “PEDIATRI JUAJ”, intervistë me mysafirin tonë, doktorin e shkencave mjekësore Aleksandar Sajkovski, pediatër specialist, neonatolog subspecialist.  Podcast nga fusha e pediatrisë, parandalimit dhe mbrojtjes shëndetësore të fëmijëve. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara – Pedijatar.mk – Shkurt 2023

Imunizimi është një komponent kyçe e kujdesit shëndetësor parësor dhe një e drejtë e padiskutueshme e njeriut. Është gjithashtu një nga investimet më të mira shëndetësore që mund të blihet me para. Vaksinat janë gjithashtu çelësi i parandalimit dhe kontrollit të shpërthimeve të sëmundjeve ngjitëse. Mbështesin sigurinë globale të shëndetit dhe janë vegël primare në betejën kundër rezistencës antimikrobike.

Megjithatë, pavarësisht progresit të madh, mbulimi i vaksinimit ka rënë në vitet e fundit, posaçërisht në vitin 2020. Pandemia e COVID-19 dhe çrregullimet e ndërlidhura me këtë, gjatë dy viteve të fundit kanë penguar sistemet shëndetësore, gjatë së cilës 25 milionë fëmijë kanë humbur vaksinat e tyre të rregullta  në vitin 2021, 6 milionë më shumë se në vitin 2019 dhe numri më i lartë që nga viti 2009.

Deri në fund të vitit 2021, pothuajse të gjitha vendet përfshinë vaksinimin kundër Covid-19, dhe në fillim të vitit 2022, një miliard doza të vaksinës kundër Covid-19 ishin dorëzuar përmes COVAX.

Për temën e imunizimit, në intervistë me të ftuarën tonë, prof. Katarina Stavriq, mjeke specialiste pediatër-imunologe dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Një mjeke e cila është gjithmonë në dispozicion të pacientëve të saj të vegjël dhe prindërve të tyre, e gatshme për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet dhe dilemat që lidhen me shëndetin e fëmijëve. Një podcast në fushën e pediatrisë, parandalimit dhe mbrojtjes shëndetësore të fëmijëve. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara – Pedijatar.mk – Mars 2023

Përktheu dhe përshtati:S.N