Intervistë me Doc. Dr. Goran Dimitrov: Vaksinimi kundër HPV-së është i rëndësishëm si për vajzat ashtu edhe për djemtë

Në transmetimin e infeksionit anogjenital të HPV-së, faktorët e rrezikut janë ndryshueshmëria, që do të thotë më shumë se dy deri në tre partnerë gjatë gjithë jetës, për të marrë infeksionin, fillimi marrëdhënieve seksuale në një moshë të hershme, si dhe shumë faktorë që e ulin imunitetin dhe lejojnë infeksionin që të mbijetojë.

Shkruan: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk

Infeksioni gjenital HPV është sëmundje seksualisht e transmetueshme, e shkaktuar nga papillomavirusi i njeriut. Rreziku më të lartë për infeksion të HPV-së kanë të rinjtë të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale në një fazë të hershme, para moshës 16 vjeçare, për shkak të sistemit lokal mbrojtjës të papjekur, si dhe individët që shpesh i ndryshojnë partnerët seksualë. Gruaja mund të ketë vetëm një partner gjatë gjithë jetës, por nëse partneri i saj më parë ka pasur shumë partnere, në këtë rast rreziku për tu infektuar është i madh. Vitet e fundit tek popullata janë është aktuale tema e vaksinimit dhe kundër vaksinimit të vajzave, nga sa lloje të virusit mbron vaksina që përdoret dhe për çfarë periudhe.

Për të gjitha pyetjet lidhur me HPV virusin ne diskutam Doc. Dr. Goran Dimitrov, specialist gjinekolog – obstetër nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë

Doktor Dimitrov, çfarë është HPV virusi dhe a ka grupe rreziku që janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje sesa të tjerët?

Dr. Dimitrov: Në transmetimin e infeksionit anogjenital të HPV-së, faktorët e rrezikut janë ndryshueshmëria, që do të thotë më shumë se dy deri në tre partnerë gjatë gjithë jetës, për të marrë infeksionin. Pastaj, rrezik faktor tjetër është fillimi marrëdhënieve seksuale në një moshë të hershme, si dhe shumë faktorë që e ulin imunitetin dhe lejojnë infeksionin që të mbijetojë.

Virusi ka më shumë se 130 genotipa, nga të cilat 32 ndikojnë në zonën anogjenitale, ndërsa vetëm 18 janë me rrezik të lartë dhe potencial onkologjik për zhvillimin e sëmundjeve malinje.

Sëmundjet malinje të lidhura me viruset HPV lokalizohen në, përveç qafës së mitrës dhe vaginës, vulës, anusit tek meshkujt dhe gratë, edhe në penis tek meshkujt. Lokalizime që  kohëve të fundit janë studiuar, janë edhe kanceri i kokës dhe qafës (HNC).

Rreziku më të lartë për infeksion të HPV-së kanë të rinjtë të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale në një fazë të hershme, para moshës 16 vjeçare, për shkak të sistemit lokal mbrojtjës të papjekur, si dhe individët që shpesh i ndryshojnë partnerët seksualë.

Vaksina që për momentin po përdoret tek ne, na mbron nga dy lloje virusesh që shkaktojnë sëmundje malinje, këto janë tipet 16 dhe 18 dhe dy tipet që shkaktojnë 94% të lythave gjenitale (condylomas), të cilat gjithashtu nuk janë vetëm shqetësim shëndetësor, por edhe social.

Çfarë simptoma jep infeksioni i shkaktuar nga virusi HPV, si zbulohet dhe cila është marrëdhënia me kancerin në qafën e mitrës?

Dr. Dimitrov: HPV, sidomos në zonën anogjenitale, mund të jetë asimptomatike dhe të zbulohet nëpërmjet testeve. Në çfarëdo paraqitje, të tilla si lythat gjenitale (condylomas), një test i rastësishëm i ADN-së për HPV ose PAP testi, tregon për mundësitë se bëhet fjalë për infeksion me HPV.

Lidhshmëria e virusit HPV me kancerin në qafën e mitrës tashmë është vërtetuar shkencërisht edhe në vitet e ’70 të shekullit të kaluar, ku shkencëtari Harald zur Hausen mori Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2008.

Sa është i rëndësishëm vaksinimi i vajzave të reja?

Dr. Dimitrov: Vaksinimi është i rëndësishëm për të dyja gjinitë (gender neutral vacctination). Mbulimi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm për çdo komunitet, sepse sa më i madh është numri i vajzave dhe djemve të vaksinuar, aq më e madhe është mbrojtja e komunitetit ku jetojnë.

Për fat të keq, në shumë vend, por edhe në vendin tonë, po ashtu edhe në vendet e zhvilluara, ka grupe që janë kundër vaksinimit që krijojnë kaos në mendjet e atyre që duhet të vaksinohen dhe prindërit e tyre. Por nëse bëjmë krahasim me vendet, ku shëndetësia jo vetëm që është më e zhvilluar, por është e zhvilluar edhe vetëdija mbi rëndësinë e vaksinimit, siç janë vendet nordike apo Zvicra, do të shohim se mbulimi i vaksinimit të HPV-së është afër 100%.

Mbulimi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm për çdo komunitet, sepse sa më i madh është numri i vajzave dhe djemve të vaksinuar, aq më e madhe është mbrojtja e komunitetit ku jetojnë.

Nga cilat tipe mbron vaksina që përdoret tek ne dhe për çfarë periudhe, meqë vërejtjet nga prindërit shpesh shkojnë në këtë drejtim?

Dr. Dimitrov: Vaksina që për momentin po përdoret tek ne, na mbron nga dy lloje virusesh që shkaktojnë sëmundje malinje, këto janë tipet 16 dhe 18 dhe dy tipet që shkaktojnë 94% të lythave gjenitale (condylomas), të cilat gjithashtu nuk janë vetëm shqetësim shëndetësor, por edhe social.

Që prej dy vjet më parë në botë, në qarkullim është vaksina që mbron nga nëntë lloje të virusit HPV dhe mbulimin e llojeve që shkaktojnë sëmundje malinje, jo vetëm në rajonin anogjenital, por edhe në zonën e kokës dhe qafës arrin derin në 92%. Në tetor të vitit të kaluar ishte promovimi i saj, dhe ne presim që në vitet e ardhshme do të përdoret edhe në vendin tonë.

Sa i përket periudhës në të cilën vaksina mbron, për momentin, studimet që kanë filluar pesë vjet para miratimit dhe futjes së vaksinës në vitin 2006, u konkludua se përgjigja imunologjike që e krijon mund të zgjasë për gjatë gjithë jetës, sipas sasisë së antitrupave që krijohen në gjakun e personit të vaksinuar. Një dëshmi është se, pavarësisht ekzaminimeve rigoroze që kryhen tek vajzat tashmë të vaksinuara që nga viti 2000, nuk dihet as edhe një rast i vetëm (breakthrough case), i cili do të tregonte se imuniteti i individëve të vaksinuar është reduktuar dhe se ka ardhur deri te shfaqja e ndonjë nga sëmundjet nga të cilat mbron vaksina.

HPV, sidomos në zonën anogjenitale, mund të jetë asimptomatike dhe të zbulohet nëpërmjet testeve.

Cili është reagimi ndaj vaksinimit kundër HPV-së në vendin tonë?

Dr. Dimitrov: Në vitet e fundit në vendin tonë, mbahet një nivel standard rreth 50% të vajzave të reja të vaksinuara. Për fat të keq, ne kemi problem të madh me grupet kundër vaksinimit, të cilat realizojnë anti-fushata. Si gjithmonë dua të theksoj shembullin më pozitiv të Australisë, ku mbulimi dhe organizimi i vaksinimeve shkon për mrekulli, me sukses në cep të grupeve kundër vaksinave dhe pas aq viteve të suksesshme të fushatave të vaksinimit që nga viti 2008, shihet një rënie e madhe në incidencën e ndryshimeve para-kancerogjene , si dhe lythat gjenitale (condylomas), si në popullatën që është vaksinuar ashtu edhe në atë që është e pavaksinuar, pasiqë është e mbrojtur nga popullata e vaksinuar.

A mund të vaksinohen edhe vajzat më të vjetra, a është vaksina e lidhur me marrëdhënien e parë seksuale?

Dr. Dimitrov: Sipas udhëzimeve klinike të shoqatave botërore, si dhe të Zyrës për ushqim dhe barna të SHBA-së (FDA), vaksinimi rekomandohet deri në moshën 45 vjeçare, pavarësisht nga aktiviteti seksual i personit. Në shumicën e vendeve rekomandohet vaksinimi i vajzave në moshën 12 vjeçare dhe djemtë në moshën 14 vjeçare. Prindërit që nuk i kanë vaksinuar fëmijë në këtë moshë, mund të mendojnë që këtë gjë ta bëjnë një moshë më të madhe, por duhet thënë se në shumicën e vendeve vaksinimi në këtë moshë është i dobishëm, ndërsa në çdo periudhë ose moshë tjetër, kjo do të ishte një ngarkesë financiare për prindërit ose për personin që po vaksinohet.

Kur një vajzë e re duhet të bëjë ekzaminimin e saj të parë gjinekologjik dhe kur duhet të bëjë PAP testin për herë të parë?

Dr. Dimitrov: Testin e parë PAP çdo vajzë duhet ta bëjë deri në moshën 21 vjeçare. Sa i përket ekzaminimit të parë gjinekologjik, ai duhet të kryhet jo më vonë se tre vjet që nga marrëdhënia e parë seksuale.