Intervistë me Dr. Liljana Tevdovska: Mbijetesa e kancerit të mëlçisë varet nga zbulimi i hershëm i vrasësit të heshtur

Kanceri i mëlçisë zakonisht paraqitet gjatë sëmundjeve kronike të mëlçisë të pranishme më herët. Mendohet se paraqitja e këtij kanceri është deri në 100 herë më e zakonshme tek pacientët me infeksion kronik të hepatitit B ose C (verdhëza).

Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk

Karcinoma e cila ka origjinën nga qelizat e mëlçisë njihet si tumori primar i mëlçisë, kanceri hepatocellular (HCC) ose hepatoma. Kjo sëmundje quhet e heshur, pasiqë në fazën fillestare kryesisht nuk jep asnjë simptomë. Që nga zbulimi i tij i hershëm, domethënë, shumë varet nga mbijetesa e pacientit, si dhe cilësia e jetës. Dr. Liljana Tevdovska, interniste, shpjegon se cilët pacientë konsiderohen si grupe të rrezikut kur bëhet fjalë për kancerin e mëlçisë dhe si të arrihet zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje.


Cilët janë rrezik faktorët e paraqitjes dhe zhvillimit të kancerit hepatocellular?

Dr. Tevdovska: Kanceri i mëlçisë zakonisht paraqitet gjatë sëmundjeve kronike të mëlçisë të pranishme më herët. Mendohet se paraqitja e këtij kanceri është deri në 100 herë më e zakonshme tek pacientët me infeksion kronik të hepatitit B ose C (verdhëza).

Tek rreth 5% e pacientëve me cirrozë të mëlçisë, paraqitet tumori primar i mëlçisë.

Aflatoksinat gjithashtu llogariten në rrezik faktorët. Ata janë substanca kancerogjene më e njohur në natyrë, dhe i prodhojnë kërpudhat nga familja e aspergilius. Rreziku i tyre mbi shëndetin njihet prej kohësh. Përfaqësimi i tepërt i aflatoksinave mund të shoqërohet me sëmundjet malinje dhe me zvogëlimin e funksioneve imunologjike në organizëm. Kërpudhat zakonisht i sulmojnë drithërat.

A është e vërtetë se kanceri hepatocellular paraqitet katër herë më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat?

Dr. Tevdovska: Po. Është vërjetur edhe prirja familjare për zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Pirja e duhanit, e sidomos përdorimi i tepruar i alkoolit në kombinim me rrezik faktorët tjerë që i kemi përmendur, mund të ndikojnë gjithashtu në paraqitjen e tumorit primar të mëlçisë.

Nga çfarë ankohen zakonisht pacientët me tumor të mëlçisë?

Dr. Tevdovska: Për fat të keq, kanceri i mëlçisë në fazat fillestare nuk jep asnjë simptomë, prandaj edhe konsiderohet si tumor i heshtur. Me rritjen e tumorit, mund të shfaqen më shumë simptoma si ndjenja e peshës, dhimbjes ose ënjtjes nën brinjën e anës së djathtë, ndjenja e ënjtjes së gjithë barkut, zverdhja e lëkurës dhe syve, humbja e oreksit dhe humbja e peshës, të përziera, neveri, të vjella dhe dobësim të përgjithshëm.

A ka ndonjë program për zbulimin e hershëm të kancerit hepatocellular?

Dr. Tevdovska: Nga hepatomat e hershme të diagnostikuar, rreth 40 për qind e tyre nuk kanë simptoma në kohën e cakatimit të diagnozës. Ekzaminimi klinik në një fazë të hershme zakonisht nuk tregon ekzistencën e hepatitit. Në një fazë të avancuar të sëmundjes me ekzaminim klinik mund të ndihet mëlçia e zgjeruar dhe e dhimbshme ose e dukshme, e prekshme me gishta, masë tumorale nën brinjën e djathtë, ënjtje të barkut, zverdhja e lëkurës dhe syve. Programi për zbulimin e hershëm synon të monitorojë kategoritë e rrezikut të qytetarëve për këtë lloj kanceri. Gjegjësisht, tumori primar i mëlçisë (HCC) zakonisht paraqitet në një mëlçi tashmë të dëmtuar. Pikërishtë kjo popullatë e rrezikuar duhet të ndiqet për zbulimin e hershëm të HCC.

Çfarë prognoze ka për këtë sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë?

Dr. Tevdovska: Pikërisht nevoja për zbatimin e vazhdueshëm të programit për zbulimin e hershëm, rrjedh nga fakti që HCC ka një prognozë të dobët nëse zbulohet në një fazë të përparuar, mirëpo nëse zbulohet dhe trajtohet në kohën e duhur, mund të arrihet mbijetesë 5 vjeçare tek 50-70 për qind e pacientëve. Metodat më të përdorura të monitorimit janë ekzaminimet e rregullta me ultratinguj dhe monitorimi i vlerave të tumor markerit AFP. Këto janë dy teknika joinvazive të pranueshme për pacientët, metoda të cilat mund të përsëriten shumë herë, dhe nuk janë shumë të shtrenjta. Rekomandohet që pacientët nga grupeve të rrezikuar të monitorohen me ekzaminim me ultratinguj në intervale prej 6 muajsh. Suksesi i programit të monitorimit kryesisht varet nga kontrollet e rregullta të pacientëve nga grupet e rrezikuara, por edhe nga ekspertiza e mjekut që e kryen ekzaminim me ultratinguj. Për të konfirmuar diagnozën, përveç ekzaminimit me ultratinguj, të paktën përdoret edhe një teknikë imazhi si CT skaneri (tomografi kompjuterike) ose rezonancë magnetike nukleare. Për diagnozën përfundimtare nevojiten edhe biopsi të ndryshimit të zbuluar dhe konfirmimin patohistologjik të sëmundjes. Metoda më e zakonshme e përdorimit për biopsi është biopsia perkutane me gjilpërë të hollë e udhëhequr nga ultratingulli. Zgjedhja e metodës së trajtimit përcaktohet në bazë të mendimeve të një ekipi specialistësh (kirurg, patolog, radiolog, hepatolog dhe onkolog).